Softuer i lirë

31.08.2014

Projektet

Shpallje e koleksionit të aplikacioneve të lokalizuara me softuer të lirë në bashkëpunim me organizatën lokale për softuer të lirë. Qëllimi i këtij aktiviteti është për të plotësuar nevojat bazë të OJQ-ve lokale dhe shfrytëzuesve vendas me promovimin e softuerit të lirë si efikas, racional dhe zgjidhje të ligjshme softuerike për sistemet hibride (kompjutera me Microsoft Windows të instaluar, të cilat dominojnë si në sektorin publik edhe në atë privat).

Paketa kënaqi nevojat për lëmitë e mëposhtme: aplikacionet e zyrës (puna me tekste, llogari tabelare, etj ..), qasje në internet (shfletues, klient për e-mail), organizatorë, përpunimi i fotografive dhe web design, aplikacione të tjera të dobishme (për arkivim, multimedia) etj. Gjithashtu përfshin program për instalim me interfejs miqësor dhe një broshurë me udhëzime bazë për secilin nga programet e përfshira në CD-në.

Kanalet kryesore të distribuimit të CD-së janë revistat kompjuterike dhe mediat tjera, bibliotekat, qendrat për përkrahje të OJQ-ve (në 12 qytete në Maqedoni), e-riderët dhe kompanitë kompjuterike. Përfaqësues të zgjedhur të OJQ-ve nga pjesë të ndryshme të vendit morrën pjesë në seminarin “trajnim të trajnerëve” i cili u mundësoi atyre të trajnojnë anëtarët e komunitetit lokal se si të përdorin Paketën.