Forcimi i shoqërisë civile përmes transformimit digjital

20.01.2022

Projektet

Qëllimet e projektit:

  1. Forcimi i kompetencave të punonjësve të Metamorfozis si edukatorë dhe trajnerë të të rriturve në lidhje me mjetet dhe qasjet e të mësuarit online dhe novatore;
  2. Forcimi i kapaciteteve të Fondacionit Metamorfozis për t’i edukuar organizatat e shoqërisë civile mbi transformimin dixhital dhe
  3. Përmirësimi i kapaciteteve të Metamorfozis për të zhvilluar bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar dhe mësim ndërkombëtar.

Rezultatet e pritura

Pjesëmarrësit në aktivitete do të:

  • fitojnë njohuri dhe aftësi për të dizajnuar dhe mbajtur trajnime interaktive online për organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë edhe për mjetet dhe qasjet më të fundit për të rritur efektivitetin, ndikimin dhe cilësinë;
  • fitojnë njohuri se si t’i mbështesin më mirë organizatat e shoqërisë civile në procesin e transformimit digjital;
  • fitojnë njohuri dhe aftësi se si t’i trajnojnë organizatat e shoqërisë civile për transformimin dixhital, veçanërisht për kalimin në teknologjinë në re (“cloud”) dhe përdorimin efektiv të komunikimeve digjitale;
  • fitojnë njohuri dhe aftësi për përshtatjen e aktiviteteve edukative për lloje të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile;
  • përmirësojnë metodat e tyre të të mësuarit dhe përmbajtjen edukative të trajnimeve në lidhje me teknologjinë në re (“cloud”), marketingun digjital dhe transformimin digjital;
  • të kenë një kuptim më të mirë të asaj që e bëjnë homologët e tyre në vende të tjera për t’i shërbyer më mirë organizatat e shoqërisë civile, dhe të mundësive për t’i aplikuar praktikat e mira në aktivitetet e Metamorfozis dhe do të krijojnë një rrjet profesional të edukatorëve të të rriturve në Evropë për trajnime digjitale dhe të aftësive për realizimin e trajnimeve.

Aktivitetet e projektit

Pjesëmarrja në trajnime për temat e mëposhtme:

  1. Zgjidhje në re (“cloud”) për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile;
  2. Si të mbështeten organizatat e shoqërisë civile në transformimin digjital;
  3. Aftësitë e komunikimit dhe marketingut digjital për sektorin e shoqërisë civile dhe
  4. Zhvillimi i programeve arsimore digjitale.

Kohëzgjatja e projektit: 31.12.2021-31.12.2022 (12 muaj)

Mbështetja financiare: Komisioni Evropian, programi Erasmus+