Fushata u përqëndrua në Kodin e Sjelljes për Zgjedhjet e lira dhe të drejta 2011 dhe është i bazuar në mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e kaluara, duke u bërë thirrje liderëve të partive, kandidatëve dhe aktivistëve për të vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje.
Projekti është onlajn versioni i fushatës “Zgjedhje të lira dhe të drejta 2011”, i kryer nga Instituti Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (IKD) dhe organizata të tjera lokale qytetare. Projekti është segment i shoqëruar, duke pasur parasysh fushatën mediale në një nivel të lartë dhe fushatës lokale në terren. E gjithë fushata për kodet e sjelljes së zgjedhjeve në vitin 2011 do të paraqet një përkujtim i përhershëm publik i partive politike, aktivistëve të tyre dhe qytetarëve, obligimin e marrë nga krerët e partive me nënshkrimin e Kodit të mirësjelljes për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Rezultatet e pritura:
- Publicitet të gjerë (në internet) të Kodit të Sjelljes për zgjedhje të lira dhe të drejta Parlamentare 2011
- Votues të edukuar dhe të informuar
- Onlajn dukshmëri e dhunës dhe kërcënimeve
- Kandidatët dhe anëtarët e partive politike të jenë të njohur me Kodin dhe detyrimet e tyre sipas Kodit dhe dispozitave ligjore përkatëse
- Mbulim i përmirësuar i mediave për rëndësinë e procesit zgjedhor të lirë dhe të drejtë