Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën e Inteligjencës Artificiale” është të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në politikat që lidhen me inteligjencën artificiale.
Qëllimet specifike:
- Rritja e ndërgjegjësimit publik për sfidat dhe rreziqet e të drejtave të njeriut që lidhen me miratimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale
- Mbështetja e zhvillimit të politikave kombëtare në fushën e mbrojtjes së privatësisë dhe të drejtave të tjera të njeriut në internet.
Grupet e synuara:
- Qytetarët, duke përfshirë grupet e margjinalizuara
- Organizatat e shoqërisë civile
- Mediat
Periudha e zbatimit: 01.08.2023-14.06.2024
Donator: Shoqata Amerikane e Avokatëve – Iniciativa për Sundimin e Ligjit (ABA ROLI – American Bar Association – Rule of Law Initiative)