Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi gjithëpërfshirës (ABA ROLI)

06.12.2021

Projektet

Qëllimi i përgjithshëm: Promovimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në dizajnimin dhe ofrimin e shërbimeve digjitale me qëllim që ato të bëhen më të sigurta dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët, veçanërisht për anëtarët e grupeve të margjinalizuara të prekura nga hendeku digjital.

Qëllimet specifike:

  • Institucionet e përmirësojnë harmonizimin me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë zhvillimit dhe ofrimit të shërbimeve elektronike.
  • Organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët, në rolin e shumëzuesve, kanë kapacitete të forcuara me njohuri për të drejtat e privatësisë së subjekteve të të dhënave. Ata kuptojnë dhe ndajnë njohuri se si t’i parandalojnë shkeljet e të dhënave personale.
  • Ofrimi i kontributit në zhvillimin e një Rrjeti joformal të avokimit, qëllimi i të cilit është ta mbështesë zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Përdoruesit dhe grupet e synuara:

  • Nëpunësit për mbrojtjen e të dhënave dhe profesionistët e TI-së që punojnë në institucionet qeveritare;
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  • Aktivistë të shoqërisë civile;
  • Gazetarët;
  • Qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Aktivitetet e projektit:

(1) Hartëzimi i e-shërbimeve qeveritare dhe vlerësimi i përputhshmërisë së tyre me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

(2) Takime për avokim me funksionarë të emëruar dhe nëpunës të lartë shtetërorë në institucione me qëllim që të rritet vetëdija për gjetjet e hulumtimit dhe të avokohet për integrimin e mbrojtjes së të dhënave personale gjatë dizajnimit dhe ofrimit të shërbimeve elektronike.

(3) Mentorimi i institucioneve qeveritare në procesin e zhvillimit të politikave dhe procedurave të privatësisë, si dhe kryerja e vlerësimeve të ndikimit në privatësi, si mjete që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në pajtueshmërinë e tyre të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

(4) Kryerja e trajnimeve për aktivistët e OShC-ve, nëpunësit për mbrojtjene të dhënave dhe profesionistët e TI-së në institucionet e hartëzuara për sfidat e TIK-ut, inteligjencës artificiale dhe menaxhimit të rreziqeve në lidhje me mbrojtjen e privatësisë.

(5) Përgatitja dhe publikimi i artikujve narrativë për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, inteligjencën artificiale dhe përdorimin e përgjegjshëm të shërbimeve digjitale.

(6) Aktivitete të rrjetëzimit që do t’i bashkojnë aktorët e shoqërisë civile, gazetarët dhe nëpunësit shtetërorë përmes një sërë ngjarjesh publike dhe të mbyllura për avokim.

Periudha e realizimit: 1.11.2021-31.08.2022

Donator: Shoqata e Avokatëve Amerikanë – Iniciativa për Sundimin e Ligjit (ABA ROLI – American Bar Association – Rule of Law Initiative)