Projekti ka për qëllim të krijojë dokument për politikën kombëtare për softuer të lirë (me kod të hapur) për qeverinë qendrore dhe lokale, sipas shembullit të e-Kroacisë, me qëllim që të arrihet efikasitet më i madh në punën e organeve shtetërore si dhe për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë prokurimit të pajisjeve kompjuterike dhe softuerit.
Projektin e implementon Softuer i lirë Maqedoni me përkrahjen e Metamorphosis dhe Fondacioni Institut shoqëri e hapur, në bashkëpunim me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë në RM.
Rezultatet e pritura:
- Zbatim të procesit gjithpërfshirës për krijimin e politikës
- Politikë kombëtare për softuer të lirë të finalizuar dhe të shpallur
- Politikë kombëtare për softuer të lirë të miratuar nga autoritetet relevante shtetërore