Trajnime për TIK instrumentet për ueb gazetari

31.08.2014

Projektet

Një numër i madh i mediumeve hapen në internet, por cilësia informatave të përpunuara zvogëlohet kundrejt shpejtësisë me të cilën ato përhapen. Me përmirësimin shkathtësive hulumtuese të gazetarëve do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të tyre për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e internetit si burim i informacionit dhe si një instrument për kontrollin e shpejtë.

Projekti do të kontribuojë në rritjen e përdorimit të internetit nga gazetarët në procesin e hulumtimit, publikimit dhe shpërndarjen e informacionit dhe përditësimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të gazetarëve për të përdorur instrumente të reja onlajn në procesin e tyre të punës.

Nga aspekti i mbijetesës së profesionit të gazetarisë, situata dhe trendet imponojnë që gazetarët të përsosin njohuritë e tyre dhe të zotërojë teknika të reja të punës, të cilat nënkuptojnë më shumë se kërkim të informacioneve dhe formësimin e tyre në formë tekstuale gazetareske. Ata duhet të bëhen botues të pavarur për mediumin e tyre onlajn, të cilët vetë duhet të dinë publikojnë fotografi, video imazhe dhe linqet operative. Në ndonjë rast, ata vetë duhet të jenë krijuesit e fotografive, video përmbajtje dhe materialeve të tjera multimediale, të cilin vetë duhet të përpunojë dhe ta ngarkojnë në ueb.