Мени

Nxitja për krijimin e e-përmbajtjeve

Ky projekt ka për qëllim ta nxisë krijimin e e-përmbajtjeve lokale në Maqedoni, duke e rritur nivelin e produksionit onlajn të përmbajtjeve në gjuhët lokale, si dhe kualitetin e përmbajtjeve që janë në dispozicion, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me arsimin dhe qasjen e hapur. Projekti do të shfrytëzojë qasje të dyfishtë për ngritjen e kapaciteteve të krijuesve potencialë dhe atyre ekzistues të përmbajtjeve, dhe do të sigurojë infrastrukturë digjitale për motivimin e krijimeve të tilla duke u bazuar në promovimin e përmbajtjeve në gjuhët lokale dhe informatën kthyese nga shfrytëzuesit.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për përdorimin konstruktiv të teknologjive digjitale si vegla për mendim kritik dhe demokratizim në Maqedoni, duke e rritur kuantitetin dhe kualitetin e e-përmbajtjeve.

Objektivat:

  • Të ngritet vetëdija për rëndësinë e e-përmbajtjeve lokale dhe të kontribuohet për një mjedis të përmirësuar ligjor/institucional që e përkrah krijimin e përmbajtjeve
  • Të përmirësohet dukshmëria e publikimeve të pavarura dhe joprofitabile që e promovojnë mendimin kritik, dhe të krijohen resurse të reja për promovim dhe përmbledhje të publikimeve me qasje të hapur
  • Të rritet kuantiteti i përmbajtjeve që janë relevante për qytetarët e Maqedonisë, në gjuhët lokale dhe në anglisht, duke shfrytëzuar faktorë jofinanciarë për motivim
  • Të rritet kualiteti i përmbajtjeve lokale që janë në dispozicion në internet, nëpërmjet vetëdijes së ngritur dhe nivelit të lartë të shkathtësive për TI, duke i zbatuar praktikat më të mira