Aktivitetet e këtij projekti do të kenë për qëllim të rrisin kapacitetin e grupeve të synuara për onlajn aktivizëm nëpërmjet blogimit në përgjithësi, me theks të veçantë për blogimin anonim si dhe për onlajn-gazetarinë, varësisht prej rrethanave të grupeve të ndryshme të synuara. Kjo qasje përbëhet nga dy komponentave: njohurive dhe aftësive në njërën anë dhe motivimin për ta përdorur në anën tjetër. Edhe pse aspektet teknike janë të rëndësishme sepse përdorimi i mediave të reja mundëson komunikim më të shpejtë dhe më të gjerë multilateral, aspekti moral është i rëndësishëm për suksesin e projektit.
Qëllimet e projektit:
- Përmirësimi i kapaciteteve të aktivistëve për kombinimin strategjik të përdorimit të teknologjive të reja dhe aftësive për të menduarin kritik si bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet
- Konfirmimi i lirisë dhe të drejtave të njeriut në sferën digjitale përmes ngritjes së vetëdijes dhe resurseve për qytetarët, organizatave qytetare dhe mediat.
- Rritja e prodhimit të onlajn përmbajtjeve relevante për të nxitur të menduarit kritik në kontekst presioni ndaj zërave të kundërta.
Periudha e zbatimit: 1 shkurt 2012 – në vazhdim