Мени

Media sociale për demokraci

Projekti ka për qëllim të mundësojë zhvillim demokratik në Maqedoni, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja - mediat sociale dhe përmbajtjet e gjeneruara nga qytetarët. Projekti do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të aktivistëve të cilët tashmë punojnë në kauzë të përcaktuar në kuadër të komuniteteve të tyre dhe në nivel kombëtar, me qëllim që të sigurojnë  aftësi dhe mjete të cilat do tu mundësojnë të lidhen me njëri-tjetrin dhe me popullatën e përgjithshme. Shfrytëzuesit primar të projektit do të formojnë grupin kryesor të liderëve të cilët do të shpërndajnë më tej njohuritë brenda komuniteteve të tyre dhe në nivel kombëtar me anë të mjeteve onlajn dhe ngritjes së vetëdijes tek publiku për kauzën e tyre konkrete. Pjesëmarrësit e trajnimit do të përzgjidhen përmes konkursit publik të publikuar në faqe të internetit, listave me e-mail kontakte dhe blogjeve që përdoren nga ana e organizatave qytetare dhe aktivistëve qytetarë, e cila është një formë e selektimit paraprak vetëm të atyre kandidatëve që kanë aftësitë dhe interesat e nevojshme.


Rezultatet e pritura:

  • Krijimin e ekipeve të aktivistëve të cilët do të marrin rolin udhëheqës brenda bashkësisë së tyre, me përdorimin e teknologjive të reja për lobim, avokim dhe ndërgjegjësimin e publikut për kauzat për ndryshime progresive në shoqëri, në nivel lokal dhe në nivel kombëtar.
  • Krijimi i komuniteteve onlajn për kauza të caktuara të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë të Maqedonisë në veçanti si dhe çështjeve shoqërore në përgjithësi.
  • Shfrytëzuesit e trajnuar të projektit të mbeten si resurs për aktivistët tjerë lokal në komunitetet e tyre, duke ofruar këshilla dhe ndihmë në lidhje me përdorimin e teknologjisë dhe zbatimin e saj për realizimin e ndryshimeve shoqërore.