Toni Gabriq
Toni Gabriq ka lindur në vitin 1961 në Zarë të Kroacisë. Ka diplomuar në vitin 1986 në Fakultetin filozofik në Zagreb, në degët e filozofisë dhe të fonetikës.Ka filluar të merret me gazetari në ditët studentore, e më së shumti ka shkruar për “Studentski list”.Pas përfundimit të studimeve ka punuar si profesor në shkollë të mesme, e pastaj si bibliotekist në bibliotekat e qytetit në Zagreb. Në vitin 1993 jep dorëheqje nga biblioteka dhe fillon të bashkëpunojë me honorar me dyjavoren “Arkzin”, revistë e fushatës anti-luftë në Kroaci. Një vit më vonë fillon bashkëpunimin me Feral Tribune. Në Feral punon prej vitit 1994 deri në vitin 2004.Në vitin 2004 bëhet redaktor i portalit Zamirzine.net. Për shkak të dallimeve konceptuale me botuesin, një grup i bashkëpunëtorëve të Zamirzine në vitin 2005 e lanson portalin H-Alter, kryeredaktor i të cilit, z. Gabriq është deri në ditën e sotme.H-Alter në këto 7-8 vite të punës, tre herë është zgjedhur si një nga dhjetë portalet më të mira informative në Kroaci në konkursin nacional (VidiWeb Top 100). Në vitin 2007 ekipi katëranëtarësh i H-Alter (Vesna Kesiq, Boris Rasheta, Ivo Shkoriq dhe Toni Gabriq) zhvilloi një intervistë me kryetarin e ri të PSD-së, Zoran Milanoviq, të cilën shoqata e gazetarëve të Kroacisë e shpalli si intervistë më e mirë në mediat e shtypura kroate për atë vit, me çka edhe fitoi shpërblimin “Marija Juriq Zagorka”.Në vitet e fundit, më së shumti merret me mbulimin dhe analizën e politikave mediale.

Toni Gabriq ka lindur në vitin 1961 në Zarë të Kroacisë. Ka diplomuar në vitin 1986 në Fakultetin filozofik në Zagreb, në degët e filozofisë dhe të fonetikës.

Ka filluar të merret me gazetari në ditët studentore, e më së shumti ka shkruar për “Studentski list”.

Pas përfundimit të studimeve ka punuar si profesor në shkollë të mesme, e pastaj si bibliotekist në bibliotekat e qytetit në Zagreb. Në vitin 1993 jep dorëheqje nga biblioteka dhe fillon të bashkëpunojë me honorar me dyjavoren “Arkzin”, revistë e fushatës anti-luftë në Kroaci. Një vit më vonë fillon bashkëpunimin me Feral Tribune. Në Feral punon prej vitit 1994 deri në vitin 2004.

Në vitin 2004 bëhet redaktor i portalit Zamirzine.net. Për shkak të dallimeve konceptuale me botuesin, një grup i bashkëpunëtorëve të Zamirzine në vitin 2005 e lanson portalin H-Alter, kryeredaktor i të cilit, z. Gabriq është deri në ditën e sotme.

H-Alter në këto 7-8 vite të punës, tre herë është zgjedhur si një nga dhjetë portalet më të mira informative në Kroaci në konkursin nacional (VidiWeb Top 100). Në vitin 2007 ekipi katëranëtarësh i H-Alter (Vesna Kesiq, Boris Rasheta, Ivo Shkoriq dhe Toni Gabriq) zhvilloi një intervistë me kryetarin e ri të PSD-së, Zoran Milanoviq, të cilën shoqata e gazetarëve të Kroacisë e shpalli si intervistë më e mirë në mediat e shtypura kroate për atë vit, me çka edhe fitoi shpërblimin “Marija Juriq Zagorka”.

Në vitet e fundit, më së shumti merret me mbulimin dhe analizën e politikave mediale.