Menyja

Thirrje për aplikim – grante për organizatat qytetare

05.01.2018

ACTION SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore shpall:

Thirrrje për aplikime

Grante për organizatat qytetare 

ACTION SEE e shpall këtë thirrje për aplikime që të sigurojë mbështjetje për organizatat qytetare dhe ta promovojë qeverisjen e mirë dhe sundimin e të drejtës nëpërmjet skemës për grante, nëpërmjet të së cilës, gjatë kohëzgjatjes së projektit, do të ndahen rreth 25-30 grante të vogla për organizatat qytetare nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Do të ndahen dy llojet të granteve, në vlerë prej 6.000 EUR deri në 8.000 EUR për grant:

  1. Mbështetje për organizatat qytetare gjatë realizimit të iniciativave në kuadër të një vendi.
  2. Mbështetje për organizatat qytetare gjatë realizimit të iniciativave ndërmjet dy ose më tepër vendeve të rajonit.

Do të sigurohet mbështetje për fushata të targetuara për përfaqësim dhe iniciativa për politika të cilat do të kontribuojnë për arritjen e këtyre qëllimeve të përgjithshme të ACTION SEE:

  • Përmirësimi i inkuadrimit të shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat e vendimmarrjes;
  • Rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për t’i krijuar grupet e saj të synuara dhe për t’i trajtuar çështjet e rëndësishme shoqërore.

Nga iniciativat e mbështetura nga Skema për grante të vogla pritet të fokusohen në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës dhe qeverisjen e mirë, veçanërisht të ndërlidhura me antikorrupsionin, transparencën dhe qasje në informata, mbrojtjen e të dhënave dhe shfrytëzimin e mjeteve publike në këto fusha të synuara:

  • Ligji për qasje të lirë në informatat publike (Liria e informimit – LEI)
  • Financimi i partive politike
  • Praktikat korruptive për furnizime publike
  • Ryshfeti
  • Privatësia dhe siguria
  • Dhuratat/Sponsorimi
  • Gjëra të rëndësishme në lidhje me zgjedhjet
  • Keqpërdorimi i detyrës zyrtare
  • Kronizmi
  • Tjetër

Grantet kryesisht do t’i synojnë organizatat më të vogla qytetare që t’u mundësohet mësim dhe ndihmë gjatë zhvillimit të kapaciteteve të tyre për mbledhjen e mjeteve dhe për pasojë të marrin pjesë në thirrjet për grante nga BE-ja dhe donatorët e tjerë. Pastaj, do të duhet të nënshkruhet partneritet me së paku një medie, të regjistruar si person juridik. Thirrja e plotë, si dhe formularet për aplikim gjendet në këto linke:

Afati për dërgimin e aplikimeve të kompletuara është deri më 30 janar të vitit 2018 në orën 16:00, vetëm nëpërmjet formularit për aplikim onlajn. Formularet për aplikim duhet të jenë të plotësuara në gjuhën angleze. Ata aplikues që kanë nevojë për ndonjë sqarim ose informata plotësuese, mund të shkruajnë në actionsee@metamorphosis.org.mk para 20 janarit të vitit 2018, që të marrin përgjigje para se të përfundojë afati për aplikim.

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis”, Fondacioni Westminster për demokraci nga Britania e Madhe, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhëne nga Serbia, Shoqata qytetare “Zashto ne?” nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për tranzicion demokratik nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova dhe Lëvizja Mjaft!.

Untitled

 Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis”, Fondacioni Westminster për demokraci nga Britania e Madhe, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhëne nga Serbia, Shoqata qytetare “Zashto ne?” nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për tranzicion demokratik nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova dhe Lëvizja Mjaft!. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian