mediumski-item-img-1.png

27.11.2025

Takim i konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, mori pjesë në takimin e konsorciumit të partnerëve të Programit të Aktivizmit Digjital. Takimi u zhvillua në Sarajevë, para mbajtjes së konferencës ndërkombëtare Megafon 2025. Partnerët e programit u mblodhën në Sarajevë për dy ditë rrjetëzimi intensiv, reflektimi dhe planifikimi për të ardhmen. Fokusi i takimit ishte se […]

mediumski-item-img-1.png

27.11.2025

Ftesë për e-Shoqëri.mk “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”

EDICIONI I 21-TË I E-SHOQËRI.MK 📅 Data: 10 dhjetor 2025 📍 Vendi: Hoteli “Holiday Inn” (salla “Milenium 1”) 🚪 Hyrja: e lirë 🗣️Gjuhët: maqedonisht, shqip dhe anglisht Kemi nderin t’ju ftojmë në edicionin e 21-të të Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk, e cila do të mbahet më 10 dhjetor 2025 në hotelin “Holiday Inn” (Shkup). Këtë vit, […]

mediumski-item-img-1.png

24.11.2025

Metamorfozis mori pjesë në punëtorinë CarGrow 2.0 në Manastir

Më 19 nëntor 2025, në hapësirat e Europe House në Manastir, u mbajt punëtoria lokale CarGrow 2.0, aleancës qytetare që e monitoron dhe e mbështet zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes. Punëtoria kishte për qëllim të prezantojë rolin e CARGrow 2.0 si një aleancë qytetare për monitorimin e reformave dhe të inkurajonte […]

mediumski-item-img-1.png

29.10.2025

“Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]

mediumski-item-img-1.png

28.10.2025

Liria e medias, një parakusht për zgjerimin e BE-së

Për të përparuar në rrugën e tyre të integrimit evropian, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojnë lirinë dhe pluralizmin e medias. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nënkupton tejkalimin e angazhimeve formale dhe dëshmimin përmes veprimeve konkrete se reformat demokratike janë më shumë sesa fjalë në letër. Disa javë më […]

mediumski-item-img-1.png

12.09.2025

U hartuan plane të sigurisë digjitale për gjashtë OJQ

Në kuadër të projektit “MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike”, Fondacioni Metamorfozis mbajti tre trajnime për sigurinë kibernetike për organizatat që punojnë me grupe të margjinalizuara qytetarësh. Si vazhdim i trajnimeve, Fondacioni Metamorfozis përgatiti plane të sigurisë digjitale për gjashtë organizata të shoqërisë civile që punojnë me grupe të margjinalizuara. Qëllimi i planeve të […]

mediumski-item-img-1.png

06.09.2025

Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]

mediumski-item-img-1.png

03.09.2025

Ftesë për forumin tematik “Komuna e Hapur – Komuniteti Aktiv”

Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale “Blink 42-21”, më 24 shtator 2025 organizojnë forumin tematik “Komuna e Hapur – Komuniteti i Hapur” me fillim në orën 10:30 në ambientet e Qendrës së Burimeve Qytetare (Shkup). Аgjenda e forumit është në dispozicion këtu. Luftimi i korrupsionit është me rëndësi thelbësore për besimin në […]

mediumski-item-img-1.png

25.06.2025

Përmes veprimit kolektiv, ndërtojmë një ekosistem informacioni rezistent dhe të besueshëm

Gjetjet dhe rekomandimet kryesore për adresimin e manipulimit të informacionit dhe ndikimit të huaj në kontekstin e zgjedhjeve (FIMI) u prezantuan gjatë një takimi vlerësues të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe International IDEA.” Foto: Vanço Xhambaski, CC BY Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit dhe ndikimi i huaj (FIMI) dëmtojnë proceset demokratike, gërryejnë besimin publik, thellojnë […]

mediumski-item-img-1.png

08.05.2025

U mbajt trajnimi i dytë për siguri kibernetike për organizatat e shoqërisë civile

Më 7 maj të vitit 2025, Fondacioni Metamorfozis mbajti një trajnim njëditor për përmirësimin e e sigurisë kibernetike në organizatat e shoqërisë civile. Trajnimi ishte i dedikuar për organizatat e shoqërisë civile që punojnë në mënyrë aktive me kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe përballen me rreziqe të shtuara në hapësirën digjitale. Pesëmbëdhjetë përfaqësues të […]

mediumski-item-img-1.png

09.04.2025

U mbajt trajnim për përmirësimin e sigurisë kibernetike në organizatat e shoqërisë civile

Më 9 prill të vitit 2025, Fondacioni Metamorfozis mbajti një trajnim njëditor për përmirësimin e sigurisë kibernetike në organizatat e shoqërisë civile. Rreth dhjetë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që janë aktive në punën me grupet e cenueshme të qytetarëve u njohën me termin gjurmë digjitale, pse është e rëndësishme mbrojtja me antivirus, çfarë […]

mediumski-item-img-1.png

04.04.2025

Konferenca përmbyllëse e Programit për Aktivizëm Digjital

Më 28 mars 2025 u mbajt konferenca përmbyllëse e Programit për Aktivizëm Digjital. Konferenca u mbajt në Varshavë të Polonisë, me pjesëmarrjen e mbi 100 aktivistëve civilë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë në fushën e digjitalizimit dhe përdorimit të mjeteve inovative. Programi për Aktivizëm Digjital ishte një projekt trevjeçar i TechSoup Global, […]