Debat: Pa teknologji nuk mundemi, pyetja është se si i përdorim rrjetet sociale – Portalb

05.04.2023

Rrjetet sociale duhet t’i shohim si mjete pas të cilave qëndrojnë njerëz, të cilët punët e errëta i kanë bërë edhe para se të paraqiten rrjetet sociale, vetëm se ne atëherë nuk i kemi vënë re. Puna e institucioneve është që t’i kryejnë obligimet e tyre, por edhe vetë ne si individë duhet të zgjedhim se si e kalojmë kohën nëpër rrjete sociale, ishte ky konstatimi nga debati i djeshëm për të rinjtë me të cilin u mbyll konferenca ndërkombëtare “Transformimi digjital për qytetarët”, transmeton Portalb.mk.

Ne vetë duhet ta filtrojmë botën e internetit që na rrethon e me të cilën komunikojmë, e në nivel personal duhet të krijojmë një forcë që të luftojmë të gjitha anët e errta të rrjeteve sociale. Ato duhet t’i shohim si mjete pas të cilave qëndrojnë njerëz, të cilët punët e errëta i kanë bërë edhe para se të paraqiten rrjetet sociale, vetëm se ne atëherë nuk i kemi vënë re. Puna e institucioneve është që t’i kryejnë obligimet e tyre, por edhe vetë ne si individë duhet të zgjedhim se si e kalojmë kohën nëpër rrjete sociale.

Këto ishin vetëm një pjesë e pikave që i shpalosën bashkëfolësit në debatin edjeshëm për të rinjtë “Ana e errët e mediave sociale – koekzistimi i të mirës dhe të keqes”, me të cilin u mbyll konferenca ndërkombëtare “Transformimi digjital për qytetarët”, e organizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i implementuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Andrijana Veshoviq – Zombijana, krijuese përmbajtjesh dhe aktiviste nga Mali i Zi në këtë debat tha se tashmë 10 vite ilustrimet e saj i poston në rrjetet sociale.

“Fillimisht vizatoja vetëm sepse ishte argëtuese. Edhe sot është ashtu, por tani platforma ime numëron mbi 240.000 ndjekës në Instagram, tani është platformë, aty qasen shumë njerëz dhe e përdor për punë të dobishme”, thotë aktivistja nga Mali i Zi.

Andriana Vesoviq-Zombiana. Foto: Meta.mk
Andriana Vesoviq-Zombiana. Foto: Meta.mk

Sfidat e sotme janë të shumta: si të ruhet privatësia, si të mbetesh mentalisht i shëndetshëm, si të mos bëhesh krijesë njerëzore që do ta përjetojë personalisht çdo koment në rrjetet sociale dhe më e rëndësishmja – si të mësohet njeriu që të merret me atë.

Zombijana thotë se merret me të drejtat e gruas – vizaton dhe flet vazhdimisht për ato. Ka bashkëpunuar në pesë vitet e fundit me Shtëpinë e gruas në Podgoricë dhe atje ka mësuar për gjuhën senzitive dhe si të bisedojë me viktimat, e të mos shkaktojë trauma.

“Kryesisht, merrem me tema me të cilat asnjë influenser tjetër nuk dëshiron të merret. Jam këtu edhe për gjërat më pak të rëndësishme, mos kemi frikë që nëse dal në rrugë mund të më ndodhë diçka e keqe”, thotë Zombiana.

Bojana Stojmenoviq, psikologe dhe themeluese e qendrës së këshillimit “Psikologu im” thotë se para tetë ose nëntë vitesh nuk ka arritur që të gjejë në gjuhën maqedonase profile në rrjetet sociale që kanë folur për shëndetin mendor, e kështu i ka ardhur ideja që të krijojë profilin e vetë në Facebook e me këtë motivim ka filluar të funksionojë faqja “Psikologu im”.

Bojana Stojmenoviq; Foto: Meta.mk
Bojana Stojmenoviq; Foto: Meta.mk

“Ajo që unë bëj është të hulumtoj se në cilin drejtim dua të bëj psikoedukim. Njerëzit do të ndryshojnë nëse e kuptojnë se çfarë u ndodh, e në fund të fundit, do të mësojnë se si të ndihmojnë ndonjë tjetër”, thotë Stojmenoviq.

Bojan Kordallov, komunikolog dhe specialist për mediat sociale, shton se në arritjen e një ekuilibri midis të mirës dhe të keqes, shumë me rëndësi është qasja individuale.

“Sot nuk mundemi pa teknologji, pa telefonat celularë nuk shkojmë askund, e as që mundemi të përgatitemi për mësim ose punë pa hyrë në google. Nuk mund të merremi vesh për diçka nëse nuk i përdorim aplikacionet e chatit”, tha Kordallov, duke shtuar se duhet t’i shohim gjërat pozitive tek teknologjia.

Bojan Kordallov. Foto: Meta.mk
Bojan Kordallov. Foto: Meta.mk

Mjetet duhet t’i përdorim në interesin dhe funksionin tonë ose në të kundërtën do të bëhemi të varur prej tyre. Teknologjinë nuk e shohim si dobi në shtetin tonë, e termi më i rëndësishëm në epokën e digjitalizimit është edukimi digjital. Kordallov thotë se i pengon ajo që termin edukim digjital duam ta përdorim në kuptim akademik.

“Nëse 95 prej nesh përdorim internet, e vetëm 5 përqind e përdorim për diçka të dobishme në punë ose gjatë kohës së lirë, kjo domethënë se jemi 90 përqind analfabetë digjital” shton Kordallov.

Fakti që keni smartphone të mirë dhe nuk i përdorni funksionet e tij dhe atë që ka miliona aplikacione celulare e kufizohemi vetëm te një pjesë e tyre, për shembull, vetëm për të dëgjuar muzikë e për të bërë baste online, nuk do të thotë se jemi të edukuar digjitalisht.

Sa u përket trendeve të dëmshme nëpër rrjetet sociale, Zombijana thotë se në lidhje me komentet negative që i merr në profilin e saj, para 10 vitesh ka pasur raste që edhe ka qarë, por tani është shumë më ndryshe.

“Mendoj se nga ku vjen ai koment – nëse është me ndonjë fotografi me lule ose shkruan User123456, unë me të vërtetë nuk mundem që ta marr seriozisht, sepse t’i duhet të vendosësh emrin dhe mbiemrin tënd, dua të di kush je dhe pastaj të debatojmë”, thotë aktivistja nga Mali i Zi.

Ajo ka pasur përvojë negative në aspekt të sigurisë, kur para pak kohe e ka kërcënuar një burrë. Ai fillimisht ka filluar me komente se është një feministe budallaqe, pastaj i ka shkruar se do ta rrahë, e kështu ajo e ka denoncuar te policia malazeze dhe personi menjëherë e ka fshirë profilin e tij.

“Kryesisht nuk trembem nga kërcënimet, më shumë ishte e pakëndshme. Ka ardhur koha që njerëzit ta kuptojnë se interneti është përditshmëri, e jo ndonjë vend online ku mund të bëhemi egërsira dhe ku të shërojmë frustrimet tona”, thotë Zombijana.

Debati "Ana e errët e mediave sociale - bashkëjetesa e së mirës dhe së keqes", foto: Meta.mk
Debati “Ana e errët e mediave sociale – bashkëjetesa e së mirës dhe së keqes”, foto: Meta.mk

Sa i përket anës së errët të përdorimit të rrjeteve sociale, psikologia Bojana Stojmenoviq thotë se vërehen ndryshime në aspekt të problemeve tek klientët e saj. Para pesë vitësh kur ka filluar të përdoret Snapchat, ka pasur shumë të rinj dhe persona më në moshë që e kanë konsultuar në lidhje me vetëbesimin, pamjen dhe gjërat që duan t’i ndryshojnë te vetja.

Para pandemisë së Kovidit, ka punuar me maturantë dhe semi maturantë ku si psikolog i është dashur t’i bindë që të mos bëjnë ndryshime estetike nën ndikimin e personazheve nga rrjetet sociale, e me paraqitjen e pandemisë së Kovidit kjo problematikë është shuar, por është paraqitur problemi i vetmisë te individët.

Stojmenoviq mendon se për momentin shumë aktual është bullingu në internet dhe pikërisht aty duhet të punohet me fëmijët.

“Gjithnjë e më shumë më kontaktojnë prindër dhe të rinj që çdo ditë përballen me bulling në internet”, deklaroi Stojmenoviq.

Gjithashtu, ajo potencoi se ajo çka është në trend në rrjetet sociale, e çka është me rëndësi për shëndetin mendor, janë profilet e shumta, blogjet dhe platformat që flasin për prindërimin dhe shumë tema për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Debati "Ana e errët e mediave sociale - bashkëjetesa e së mirës dhe së keqes", foto: Meta.mk
Debati “Ana e errët e mediave sociale – bashkëjetesa e së mirës dhe së keqes”, foto: Meta.mk

“Me gjysmën e tyre nuk jam dakord për atë që e plasojnë, disa nga ato janë shumë të dëmshëm dhe ka shumë studime që tregojnë se ajo që ato e plasojnë është e dëmshme. Pikërisht atë që publikohet, mbase pas dhjetra vitesh do të mund t’i ndjejmë rezultatet”, paralajmëroi ajo.

Gjithashtu, Bojana potencoi se në periudhën e pandemisë së Kovidit dhe kryerjes së të gjitha obligimeve online, si problem numër një filloi të paraqitet vetmia. Atë e kanë kontaktuar shumë kompani që të punojë me të punonjësit e tyre. Ka pritur se do të përballet me probleme si depresioni dhe ankthi ose top tema të tjera, por numri më i madh i punonjësve janë ankuar për vetminë që është paraqitur pa fillimit të punës online.

“Dhjetra kompani me të cilat punoja kërkuan ndihmë se si ta menaxhojnë punonjësit vetminë, duke filluar nga ajo se të gjithë kohën e kalojnë para ekraneve. Prej atëherë e deri sot, gjërat nuk kanë levizur shumë. Kemi punonjës që nuk duan të kthehen në punë me prezencë fizike, duan të punojnë nga shtëpia. Në një kompani na thanë se kanë rreth 20 kolegë që asnjëherë nuk i kanë takuar in vivo”, potencoi Bojana Stojmenoviq.

Sipas saj këto njerëz më vonë e kontaktojnë për probleme të ndryshme psiqike. Ajo foli edhe për vetminë te individët, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë partner, e kërkojnë partnerin nëpër rrjete sociale dhe vuajnë në shumë mënyra të ndryshme.

“Pashë se Franca mendon të miratojë një ligj ku influenserët do t’i dënojë nëse përdorin filtra nëpër fotografi. Kjo është e shkëlqyer”, theksoi Bojana për një ide se si mund të tejkalohet dallimi midis “UNË”-it digjital dhe asaj që jemi në realitet, si përgjigje ndaj një pyetjeje nga publiku.

Në debat u parashtrua edhe një pyetje nga një nxënës i shkollës së mesme në lidhje me atë se çka mendojnë diskutuesit mbi mësimin online, sepse tashmë ka nxënës moshatarë të tyre që duan të jenë online dhe nuk duan të paraqiten me prezencë fizike nëpër shkolla dhe a ndikon kjo te shëndeti mendor i nxënësve të shkollave të mesme.

“Gabimi më i madh që mund ta bëjmë me digjitalizimin është të mos japim zgjedhje. Edhe gjënë më të mirë që e aplikoni, nëse e impononi si obligim, nuk do të jetë e mirë. Nuk jam kundër librave digjitalë ose mësimit online, por mendoj se duhet të ketë zgjedhje. Duhet që vetë nxënësit të zgjedhin”, thotë komunikologu Kordallov.

Krahas çështjes së zgjedhjes, Kordallov thotë se nuk duhet harruar se jo çdokush ka mjete të mira dhe mundësi për të ndjekur mësimin online. Nëse aplikoni mësim online, theksoi Kordallov, nuk do të jetë i suksesshëm nëse dy nxënës detyrohen të mësojnë nga një laptop i njëjtë dhe plus edhe prindërit të duhet të punojnë te i njëjti.

Psikologu Bojana Stojmenoviq theksoi se duhet të mendohet jo vetëm për komponentin arsimor, por edhe për atë social.

“Disa nxënës duan të shkojnë në shkollë për shkak të shoqërisë, e jo për shkak të profesorëve”, thotë ajo, duke shtuar se duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë pasojash negative mund të sjellë mosprezenca e këtij komponenti social te të rinjtë.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në këtë video:

Link deri tek origjinali: Debat: Pa teknologji nuk mundemi, pyetja është se si i përdorim rrjetet sociale – PORTALB

Ndaje:

43101766_242022346470056_6819415585005240320_o.jpg

Aktiviteti në kuadër të projektit:

Fondacioni Metamorfozis fuqizon të rinjtë kundër bulizmit kibernetik

Në drejtim të ndërtimit të një hapësire digjitale më të sigurt dhe më gjithëpërfshirëse, me ftesë të Këshilli Rinor Kombëtar të Maqedonisë, Fondacioni Metamorfozis zhvilloi një punëtori që synonte fuqizimin e vajzave të