Edicionin e 19-të të Konferencës Ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” në temën “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” të cilën Fondacioni Metamorfozis e organizon më 19 dhjetor 2023 në Hotelin “Meriot” në Shkup (salla Ballroom I), do ta mbyllë Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

“Të udhëhequr nga sfidat globale, por edhe ato rajonale, me të cilat përballemi, këtë vit fokusohemi në inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në të drejtat e njeriut. Vendosja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe llogaridhënies është me rëndësi kyçe për të kultivuar një mjedis digjital që trajton çështje të tilla si privatësia, anshmëria, diskriminimi dhe zbatimi etik i inteligjencës artificiale për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Zbatimi etik i inteligjencës artificiale është shumë më tepër se thjesht një çështje e përparimit teknologjik, por përfshin gjithashtu përpjekjet e përbashkëta të të gjithë aktorëve kryesorë për të siguruar inovacione që do ta bëjnë më të lehtë jetën e qytetarëve, duke i mbrojtur me këtë rast të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Të rinjtë si një nga kategoritë më të cenueshme janë veçanërisht të ekspozuar ndaj këtij ndikimi, me theks të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese (chatbot-et) dhe pasojat e shëndetit mendor nga përdorimi joadekuat i mjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale, dhe si liderë të ardhshëm, duhet të jetë prioritet që ata të bëhen qytetarë digjitalisht kompetentë dhe të përgjegjshëm”, thotë Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis.

Ai shton se, ashtu siç inteligjenca artificiale vazhdon ta formësojë botën tonë, nevoja për të mbrojtur të drejtat e njeriut pa e ngulfatur përparimin teknologjik po bëhet sfidë më e madhe.

Më shumë informata për konferencën ka në këtë link: https://tinyurl.com/bde9d2dy

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 14 dhjetor: https://tinyurl.com/3vnp6nnk.

Ndaje: