Jashari: Partitë Politike – burim i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut – Portalb

05.04.2023

Burimet kryesore të dezinformatave në Maqedoninë e Veriut janë partitë politike, të njëjtat bëhen më të rrezikshme kur kombinohen me dezinformata nga agjentë të juaj. Kështu deklaroi drejtori i “Fondacionit Metamorfozis” – Bardhyl Jashari në Click Plus në TV 21. Në Kosovë sipas Shkëlzen Osmanit nga portali për verifikimin e fakteve Hibrid.info, dezinformatat vijnë kryesisht nga mediat që janë të afërta me pushtetin në Serbi. Ndërsa në Shqipëri sipas drejtoreshës së Faktoje.al, Klodiana Kapo, qytetarët e kanë humbur besimin në institucione pas sulmeve kibernetike nga Irani, transmeton Portalb.mk.

Sipas drejtorit të “Fondacionit Metamorfozis” këto dezinofrmata nuk degradojnë vetëm demokracinë, por edhe shoqërinë në përgjithësi, sidomos në momentin kur vendi ynë ka për synim të bëhet pjesë e BE-së.

“Gazetarët dhe mediat kanë rol të rëndësishëm në mosdegradimin e procesit të dezinformacionit. Qytetarët kanë humbur besimin në media. Nëse gazetarët e bëjnë punën ashut siç duhet, ndikimi do të ishte më i vogël dhe nuk do të arrije deri në këtë degradim ku jemi tani”, tha Jashari.

Ai mes tjerash theksoi se varësisht se çfarë procesi i rëndësishëm ndodh në vendin tonë, intensifikohen edhe fushatat e dezinformacionit, duke përmendur rastet e zgjedhjeve apo referendumeve.

“Dezinformatat janë shumë të rrezikshme, ato intensifikohen zakonisht kur ka ndonjë ngjarje të rëndësishme, psh: kur ka zgjedhje apo referendume. Këto fushata informatash mund të prekin secilin prej nesh dhe kështu mund të përbëjnë rrezik konkret. Ky nuk është problem vetëm i mediave, por është edhe problem që cenon sigurinë në vendin tone dhe institucionet e vendit tonë, por edhe humbja e besimit në institucione”, tha Jashari.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Osmani nga portali për verifikimin e fakteve Hibrid.info, theksoi se dezinformatat në Kosovë vijnë kryesisht nga mediat që janë të afërta me pushtetin në Serbi.
“Në Kosovë nuk kemi pasur ndonjë sulm kibernetik të rrezikshëm, kemi pasur rate kur kanë sulmuar faqe të institucioneve nga hakerë kryesisht nga Serbia. Po ashtu kemi pasur sulme kibernetike nëpër televizione private dhe në atë shtetëror. Qeveria nga ana tjetër po përgatit një ligj kundër sulmeve kibernetike që pritet të kalojë në Kuvend. Në Kosovë lajmet dezinformuse vijnë nga mediat që janë të afërta me pushtetin në Serbi. Shpërndajnë narrative dezinformuese, ku Albin Kurti do të dëbojë serbët e Kosovës. Pre e këtyre bien qytetarët serbë në Kosovë”, tha Osmani.

Në Shqipëri, qytetarët e kanë humbur besimin në institucionet e vendit pas sulmebe kibernetike nga Irani. Kështu thotë Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje.al. Ajo tha se shumë qytetarë u dëshpëruan kur panë se të dhënat e tyre personale u publikuan me aq lehtësi në rrjetet sociale dhe në internet.
“Irani ka filluar veprimtarinë dezinformuese në Shqipëri dhe kjo u duk më hapur gjatë vitit 2022 ku filloi sulmet kibernetike kundër Qeverisë Shqiptare. Si pasojë e këtyre sulmeve kibernetike shumë faqe online të shërbimeve për qytetarët u bënë të padisponueshme për një kohë të gjatë dhe shumë informacione ose të dhëna personale të qytetarëve u bënë publike dhe u shpërndanë në rrjet. Një pjesë e madhe e qytetarëve humbën besimin te institucionet e vendit nga këto sulme”, tha Kapo.

Këto komente u bënë mbrëmë në debatin televiziv në “Click Plus” në TV21 në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve” e organizuar nga “Fondacioni Metamorfozis” në kuadër të projektit “ICEDA“, e cila po zhvillohet sot dhe do përfundojë nesër.

Ndaje:

43101766_242022346470056_6819415585005240320_o.jpg

Aktiviteti në kuadër të projektit:

Vizioni kombëtar për zgjimin teknologjik me qasje njerëzore

Në kuadër të aktiviteteve të tij dhe si kontribut në krijimin e Strategjisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale që i respekton të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, Fondacioni Metamorfozis, me ndihmën e ekspertëve, përgatiti