Më 11 dhjetor të këtij viti, do të mbahet konferenca e dhjetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, në organizim të fondacionit Metamorfozis. Kjo është konferenca e dhjetë jubilare ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, e cila këtë vit do të jetë në temën: “Të drejtat e njeriut në internet – Liria e të shprehurit, gjuha e urrejtjes dhe privatësia në botën digjitale”.

Konferenca do të përfshijë tema siç janë liria e të shprehurit dhe të rinjtë, gjuha e urrejtjes në internet, privatësia, si dhe përfundime dhe rekomandime me qëllim të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.

Konferenca realizohet në kuadër të Projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Rajonit të Normandisë së Ulët dhe Republikës së Maqedonisë, dhe në bashkëpunim me Institutin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga Kaeni, dhe paraqet vazhdim të bashkëpunimit shumëvjeçar të fondacionit Metamorfozis dhe rajonit të Normandisë së Ulët në fushën e të drejtave të njeriut.

Në qoftë se dëshironi të jeni pjesë e konferencës, për më tepër informata vizitojeni ueb-faqen www.e-society.mk dhe plotësojeni formularin për regjistrim.

Ndaje: