Trajnimi për trajnuesit për lirinë e të shprehurit dhe privatësinë në internet do të mbahet prej 17 deri më 19 qershor 2014 në Kaen të Francës. Trajnimi do të mbahet në kuadër të Bashkëpunimit të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Maqedonisë (http://www.bn-mk.org), dhe është organizuar bashkërisht nga ana e fondacionit Metamorfozis nga Shkupi dhe Instituti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni.
Qëllimi i trajnimit është të këmbehen njohuritë dhe përvojat nga aspektet e ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në internet në një rrjet të përbërë nga ekspertë për të drejtat e njeriut, aktivistë për të drejtat digjitale dhe arsimtarë në shkollat e mesme dhe fillore nga Maqedonia dhe Franca. Trajnuesit e trajnuar do të punojnë në zgjerimin e rrjetit në vendet e tyre, duke trajnuar më tepër kolegë të tyre dhe duke organizuar ngjarje për edukim publik, të dedikuara për studentët dhe publikun.
Programi i trajnimit do të fokusohet në këmbimin e informatave për kornizën për të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar, veçoritë relevante të sistemeve juridike në Francë dhe Maqedoni, si dhe në shqyrtimin e qasjeve të ndryshme pedagogjike, me qëllim që këto tema t’u afrohen studentëve në të dyja vendet.
Agjendën mund ta shkarkoni këtu (.pdf)
Ndaje: