Мени

Open Data meetup #2

Open data meetup 13.05.2015Shkolla për të dhëna të hapura – Maqedoni ju fton në Open Data Meetup numër 2 në Shkup, që do të mbahet këtë të premte në kafe barin “Cresha”. Të ftuar janë të gjithë ata që u interesojnë të dhënat e hapura, që duan të paraqesin ndonjë përvojë ose tregim, apo t’i dëgjojnë ato prej dikujt tjetër. Në takim do të na bashkangjitet edhe Kostadin Mishev, i cili do ta prezantojë përvojën e tij nga zhvillimi i aplikacioneve për ueb dhe për celularë që bazohen në të dhënat e hapura. Ai është pjesë e qendrës rajonale për inovacione sociale të Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike në Shkup, si dhe e ekipit të FSHIIK-ut që punon me të dhëna të hapura.