Obuka_alb

 

Çka janë të dhënat e hapura, si t’i gjeni ato, si t’i shkarkoni, si t’i analizoni dhe t’i vizualizoni nëpërmjet veglave interaktive në ueb dhe si ta mbështetni punën tuaj me dëshmi në bazë të të dhënave të sakta statistikore. Kjo është vetëm një pjesë e pyetjeve të cilave do të jepet përgjigje në trajnimin për gazetari të bazuar në të dhënat e hapura, që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor në Shkup, prej orës 10 deri në orën 16 në hapësirat e Coffice.

Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze, ndërsa trajnues do të jetë Маrko Tulio Pires, menaxher programor i School of Data në kuadër të Open Knowledge Foundation. Të gjithë të interesuarit duhet ta plotësojnë këtë formular.

Trajnimin e organizon Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave për të dhënat e hapura”, me mbështetje të Ambasadës britaneze në Shkup.

Qëllimi i projektit është që duke e formuar Shkollën për të dhëna – Маqedoni t’i nxisë organizatat qytetare, mediet dhe individët që nxisin ndryshime, t’i kuptojnë dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura zyrtare qeveritare dhe të dhënat e tjera të hapur me qëllim që të rritet përgjegjësia e qeverisë, të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave.

Ndaje: