Pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe mbylljes së të gjitha shkollave fillore, ekipi që e zbaton projektin “Burime të hapura arsimore” në Fondacionin Metamorfozis i pezulloi aktivitetet e lidhura me projektin. Do ta ndjekim nga afër situatën, dhe rekomandimet e institucioneve kompetente, dhe sa po të krijohen kushte të sigurta për realizimin e trajnimeve dhe prezantimeve, aktivitetet e RHA-ve do të vazhdojnë.

Deri atëherë, mbetemi në komunikim dhe bashkëpunim me kuadrin arsimor përmes ueb-faqes www.oer.mk, ku lirshëm mund të shkarkohen përmbajtje nga RHA, e natyrisht, edhe të ngarkohen (upload) dhe shpërndahen burime origjinale, autoriale, të mbrojtura nga të drejtat e autorit, natyrisht, të licencuara në mënyrë adekuate me licencat Creative Commons.

Projektin “Resurset e hapura arsimore” e zbaton Fondacioni Metamorfozis, me mbështetje nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: