Front Line Defenders dhe Tactical Technology Collective, në bashkëpunim me organizatën braziliane Escola de Activismo dhe fondacionin Metamorfozis i promovuan botimet më të reja gjuhësore të “Security in a Box” (Vegla për siguri në internet), në gjuhën portugeze dhe maqedonase. Versioni në gjuhën maqedonase gjendet në www.securityinabox.org/mk.

“Me zbulimet e fundit se qeveritë mbledhin sasi të mëdha të të dhënave, si për shembull, zbulimi më i fundit se Agjencia për siguri shtetërore e SHBA-ve (NSA) dhe Shtabi për komunikime i Mbretërisë së Bashkuar (GCHQ) janë infiltruar në kompaninë më të madhe për prodhimin e SIM-kartelave për celularë dhe i kanë vjedhur çelësat për shifrim që përdoren për mbrojtjen e privatësisë së komunikimeve nëpërmjet celularëve anembanë botës, tani është me të vërtetë e qartë se të gjithë kemi nevojë për mënyra të sigurta për komunikim, më shumë se kurdoherë më parë. Sa i përket mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve qytetarë, që janë cak i sulmeve kompjuterike, kjo është çështje mbijetese. “Security in-a-box” ofron taktiak dhe vegla për këtë qëllim”, deklaroi Vojtek Bogush, koordinator për siguri digjitale i Front Line Defenders në Dablin.

Në Angolë, gazetari dhe bloguesi Rafael Markes, shpalosi maltretime, dhunime dhe vrasje nga ana e gjeneralëve të lartë të përzier në tregtinë e palejuar me diamantë në Lunda Norte. Si rezultat i kësaj, përveç 11 padive penale, ai iu nënshtrua edhe maltretimit, si dhe mbikëqyrjes personale dhe mbikëqyrjes nëpërmjet internetit, si dhe i sulmeve hakerike në kompjuterin dhe blogun e tij. Rafaeli thotë se botimi i ri në gjuhën portugeze i “Security in-a-box” i mundëson që gjithmonë të jetë një hap përpara se sa sulmuesit e tij.

Në targetimin digjital të mbrojtësve të të drejtave të njeriut nëpër botë bën pjesë kapja e e-mail-eve, komunikimit me zë apo ndonjë lloji tjetër të komunikimit; hakimi i ueb-faqeve, e-maileve, ose llogarive të shfrytëzuesve në rrjetet sociale; instalimi i softuerit keqdashës ose atij për spiunim; si dhe ndalesa e ueb-faqeve. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrojtësve të të drejtave të njeriut u ishin hakuar llogaritë në Twitter. Në Serbi, ueb-faqet e mediave të pavarura në internet dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ishin cak i sulmeve DDoS. Në Somali, autoritetet u urdhëruan ofruesve të shërbimeve internetit që ta bllokojnë qasjen deri te ueb-faqet e dy mediave të pavarura, të cilat kanë raportuar në mënyrë kritike për administratën rajonale. Në mënyrë po aq efikase janë përdorur edhe taktikat më pak të sofistikuara: në Vietnam, për shkak se mediat e kontrolluara nga shteti ishin shkak që Facebook-u u bë vegël kryesore për debat dhe qasje deri te informacionet, profilet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ishin subjekt i numrit të madhe të ankesave nga ana e personave proqeveritarë, që çoi deri largimi i tyre nga ana e Facebook-ut.

“Security in-a-box”, resursi kryesor në botë për këshilla për sigurinë digjitale dhe vegla që janë konkretisht të dedikuara për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, në fakt është pako me vegla dhe taktika të recensuara për mbrojtësit e të drejtave të njeriut që punojnë në mjedise të këtilla armiqësore digjitale. Projekti që e udhëheq Front Line Defenders në bashkëpunim me Tactical Technology Collective përmban sqarime për një numër të madh sfidash për sigurinë digjitale, si dhe një përbledhje të veglave softuerike falas me udhëzime për përdorimin e tyre për sigurinë e kompjuterit, për mbrojtjen e informatave ose për ruajtjen e privatësisë gjatë komunikimit nëpërmjet internetit.

Mbi 15.000 kopje të shtypura për me veglat janë shpërndarë që nga viti 2006, e poashtu ka edhe një bazë gjithnjë e më të madhe të shfrytëzuesve të “Security in-a-box” me rreth 2,5 vizita unike në vit. Me shtimin e versionit portugez dhe atij maqedonas, veglat për siguri “Security in-a-Box” tani janë në dispozicion në 13 gjuhë (maqedonisht, portugalisht, anglisht, spanjolisht, frengjisht, rusisht, arabisht, amharisht, burmanisht, kinezisht, në gjuhën bahasa, në gjuhën farsi dhe vietnamisht). Përkthimi i kapitujve kryesorë për taktikat në gjuhën tibetane, turke dhe tajlandeze është në fazën përfundimtare, ndërsa përkthimet në gjuhën kmere, urdu, baloçi dhe pashtu janë duke u bërë.

“Edhe pse ‘Security in-a-box’ kryesisht ka për qëllim që t’u përgjigjet nevojave gjithnjë e më të mëdha të mbrojtësve të të drejtave të njeriut nga Jugu global, softueri dhe strategjitë në këto vegla janë relevante edhe në përgjithësi për sigurinë digjitale. ‘Security in-a-box’ ofron shumë për çdokë që punon me informata të ndjeshme. Këtu mund të bëjnë pjesë pakicat e lëndueshme, gazetarët e pavarur ose denoncuesit e aferave, si dhe përfaqësuesit që punojnë në një spektër të gjerë çështjesh, duke filluar nga e drejta ekologjike deri te lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Endru Anderson, zëvendës-drejtor i Front Line Defenders.

“Ngjarjet e ndryshme në botë dhe në Maqedoni dëshmojnë dhe tregojnë se sa në fakt bëhemi më të lëndueshëm ndaj përgjimit të paautorizuar nga ana e qeverive, hakerëve, kriminelëve në internet dhe keqbërësve të tjerë. Dalëngadalë bëhen gjithnjë e më të mundshme tezat sipas të cilave interneti dhe llojet e tjera të rrjeteve për komunikim janë shndërruar në infrastruktura shumë të mëdha për përgjim dhe sipas të cilave, në fakt, nuk ekziston mënyrë e sigurtë për komunikim. Nga kjo vjen edhe rëndësia e madhe e ‘Security in-a-Box’, i cili edhe pse para së gjithash është i dedikuar për mbrojtësit e të drejtave të njeriut anembanë botës, paraqet një resurs të vlefshëm edhe për të gjithë ata që duan ta mbrojnë privatësinë e tyre dhe në mënyrë të sigurt të punojnë dhe të komunikojnë nëpërmjet internetit”, deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit Metamorfozis.

Për më tepër informata, kontaktoni me:
Xhim Lauren, shef për media, Front Line Defenders
Tel.: +353 1 212 37 50
Celulari: +353 (0)87 231 60 49

Ndaje: