mediumski-item-img-1.png

12.10.2023

HIVE MIND: një platformë për aktivistët, krijuesit dhe moderatorët nga e gjithë bota

Platforma Hive Mind është një qendër për aktivizmin digjital dhe këtu ka aktivistë, edukatorë, moderatorë, gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile nga pjesa më e madhe e botës. Mund të përdoret falas për të ndjekur kurse, trajnime, mjete dhe si një bibliotekë virtuale. Nga informacione të thjeshta dhe postime në blog të bazuara në lajme, […]

mediumski-item-img-1.png

30.08.2022

Lëshohet në përdorim mjeti për përgatitjen e buxhetit qytetar

Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis ka zhvilluar platformën online www.gragjanskibudzet.mk. “Buxheti qytetar” është mjet bazë për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së komunës. Në të do të shpjegohen të hyrat dhe shpenzimet e komunës gjatë vitit, procesi i miratimit të buxhetit dhe aktivitetet e projekteve që duhet të realizohen […]

mediumski-item-img-1.png

26.07.2022

Hartëzimi i barnatoreve dhe krahasimi i çmimeve me aplikacionin e ri www.najdiapteka.mk

Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacionin Metamorfozis organizoi tre hakatone për të dhënat e hapura. Zgjidhja fituese e hakatonit të 3-të për të dhëna të hapura është finalizuar dhe e gatshme për t’u përdorur www.najdiapteka.mk. Aplikacioni është implementuar si një hartë ku ndodhen barnatoret dhe institucionet shëndetësore që ofrojnë produkte apo […]

mediumski-item-img-1.png

07.07.2022

Platforma “Shkruaju” është një mundësi e re për ndërveprim dhe shkëmbim të informatave mes qytetarëve dhe këshilltarëve të zgjedhur komunalë

Në kuadër të Projekti të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis ka zhvilluar një platformë online www.pishi.im me qëllim të ndërveprimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet qytetarëve dhe këshilltarëve të zgjedhur komunalë. Qëllimi i platformës online www.pishi.im është paraparë si pikë qendrore për informimin, përfshirjen dhe rrjetëzimin e qytetarëve të një komune të caktuar me […]

mediumski-item-img-1.png

18.09.2020

Ndihma e parë digjitale

Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen e Projektit Information Safety & Capacity (ISC) si pjesë e projektit të Sigurisë Digjitale e publikoi qendrën e burimeve të ndihmës së parë – digjitalfirstaid.mk. Ky është një version i lokalizuar dhe i përshtatur në maqedonisht dhe shqip i ueb-faqes origjinale (digitalfirstaid.org) Mund të shkarkoni të gjithë ueb-faqen dhe ta përdorni […]

mediumski-item-img-1.png

01.03.2016

Të dhënat e hapura: Promovohen katër aplikacioneve të reja

Përfaqësuesit e organizatave qytetare të Maqedonisë, gazetarët dhe në përgjithësi publiku, prej sot kanë mundësi që në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i analizojnë furnizimet publike në vend, nëpërmjet ueb-aplikacionit të ri openprocurement.mk. Ky është vetëm njëri nga katër ueb-aplikacionet me të dhëna të hapura, të cila i promovoi sot Fondacioni Metamorfozis në info-qendrën […]

mediumski-item-img-1.png

19.10.2015

Ngjarja We Can Code bashkoi iniciatorë të ndryshimeve

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, më 17 tetor, e organizuan ngjarjen We Can Code me rastin e ditës evropiane të kodimit, Europe Code Week. Ngjarja u mbajt në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup. Në këtë hakaton pjesëmarrësit kishin mundësi të zgjidhin disa probleme që e rëndojnë shoqërinë, dhe […]

mediumski-item-img-1.png

13.10.2015

Thirrje për ngjarje: We Can Code

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, më 17 tetor, e organizojnë ngjarjen We Can Code me rastin e ditës evropiane të kodimit, Europe Code Week. Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, me fillim prej orës 10:00 deri në orën 18:00. Sot jetojmë në një botë […]

mediumski-item-img-1.png

10.03.2015

„Security in-a-Box“: Si ta mbroni komunikimin tuaj nëpërmjet internetit, në më shumë se 13 gjuhë

Front Line Defenders dhe Tactical Technology Collective, në bashkëpunim me organizatën braziliane Escola de Activismo dhe fondacionin Metamorfozis i promovuan botimet më të reja gjuhësore të “Security in a Box” (Vegla për siguri në internet), në gjuhën portugeze dhe maqedonase. Versioni në gjuhën maqedonase gjendet në www.securityinabox.org/mk. “Me zbulimet e fundit se qeveritë mbledhin sasi […]

mediumski-item-img-1.png

20.12.2013

IPADATA: Informacione për shfrytëzimin e IPA fondeve

Instituti për politikë evropiane (IPE) – Shkup, në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis, e me përkrahje të Fondit Ballkanik për demokraci, e realizoi projektin IPADATA dhe e prezantoi në konferencën përmbyllëse më 18.12.2013 në Info Qendrën e BE-së në Shkup. IPADATA paraqet bazë elektronike të të dhënave që i përmban të gjitha IPA projektet që i janë ndarë Republikës së Maqedonisë (programi nacional) në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2013. Gjatë futjes së projekteve në bazën me të dhëna u identifikuan disa parametra: viti i IPA-s, komponenta, lloji i marrëveshjes së nënshkruar, lloji i shfrytëzuesit dhe zbatuesi i projektit, si dhe fusha e legjislacionit për të cilën është dedikuar projekti. Kjo paraqet përpjekje të parë për centralizimin e të gjitha të dhënave në një vend në format të njësuar me qëllim të gjenerimit të raporteve që do të japin pasqyrë të vërtetë për shkallën e shfrytëzimit të IPA fondeve në RM. 

mediumski-item-img-1.png

11.12.2013

Ftesë për konferencë për shtyp: Promovim i e-platformës pa pagesë për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik

Me rastin e 10 dhjetorit, ditës së të drejtave të njeriut, programi ligjor i Fondacioni për shoqëri të hapur – Maqedoni (FSHHM), në bashkëpunim me Fondacionin për internet dhe shoqëri, të mërkurën, më 11 dhjetor të vitit 2013, në klubin GEM, me fillim në orën 10:30, do të mbajë konferencë për shtyp për gazetarët, ku […]

mediumski-item-img-1.png

10.12.2013

Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn. Ueb aplikacioni është mjeti i parë i Aleancës për RHA për mobilizim të përkrahjes së gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur në Maqedoni. Pranimi i Deklaratës paraqet një hap përpara drejt përmirësimit dhe avancimit të konceptit për resurse të hapura arsimore me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor. Nëpërmjet këtij aplikacioni dhe ngjarjeve të tjera promovuese, në periudhën e ardhshme pritet që Deklaratën ta nënshkruajnë faktorët relevantë të komunitetit arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist. Ueb-aplikacioni është pjesë e ueb-faqes www.oer.mk e cila paraqet qendër për resurse të hapura arsimore. Deklaratat për RHA e Maqedonisë bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESCO-s, të miratuar në