Мени

Tribunë: Të rinjtë dhe mediat – si deri te interesat e përbashkëta?

Fondacioni Metamorfozis dhe Forumi arsimor rinor (FAR) ju ftojnë në prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të hulumtimit, në formë të tribunës, në kuadër të iniciativës rajonale “Të rinjtë dhe mediat në Evropë Juglindore”. 

Tribuna do të mbahet më 5 mars (e mërkurë), në orën 12:00, në Klubin e gazetarëve në Shkup.

mladimediumi3

Prezantim të rezultateve nga hulumtimi do të bëjnë koordinatoret e iniciativës rajonale, Elena Ignatova në Metamorfozis dhe Monika Bozhinoska nga FAR-i, ndërsa pikëpamjet e tyre për problemet e detektuara dhe propozimet e tyre për tejkalimin e sfidave do t’i paraqesin:

  • Zorana Gaxhovska, gazetare në Radion Evropa e Lirë
  • Darko Bulldioski, themelues dhe drejtor i NewMediaMk
  • Neda Korunovska Avramovska, kryetare e Reaktor-it – hulumtimi në aksion
  • Zoran Bojarovski, gazetar i TV Alfa
  • Marjan Zabërçanec, drejtor ekzekutiv i Forumit arsimor rinor

mladimediumi4

Këto janë vetëm një pjesë e temave që do të analizohen dhe do të diskutohen:

  • përfaqësimi i të rinjve dhe i temave rinore, problemet dhe nevojat në media;
  • perceptimi dhe qëndrimi i të rinjve ndaj mediave tradicionale dhe atyre të reja;
  • bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe organizatave rinore;
  • liria kundrejt frikës për për të shprehurit e të rinjve nëpërmjet mediave;
  • pjesëmarrja e të rinjve në krijimin e përmbajtjeve mediatike;
  • shijet dhe nevojat e të rinjve si publik, në raport me kualitetin e përmbajtjeve mediatike që u ofrohen;
  • njohuritë elementare mediatike, gjuha e urrejtjes, propaganda;

Në interes të zvogëlimit të jazit ndërmjet të rinjve dhe mediave, ju ftojmë ta ndiqni tribunën dhe të kyçeni në diskutim.

Shiheni raportin nga hulumtimi i realizuar në Maqedoni:
 http://seeyouthmedia.org/?p=385