Më 5 qershor 2024, Fondacioni Metamorfozis mbajti një trajnim për sigurinë dixhitale për punonjësit e organizatës partnere HERA – Shoqata për Edukim dhe Kërkim Shëndetësor. Trajnimi u mbajt në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis në Shkup dhe në të morën pjesë disa pjesëmarrës.
Në trajnim, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e sigurisë biometrike me anë të gjurmëve të gishtave, kuptimin e sigurisë dhe mbrojtjes në botën dixhitale dhe vendosjen e një fjalëkalimi të fortë dhe autentifikimit me shumë faktorë, si dhe me rolin e inxhinierisë sociale në siguri dhe mbrojtje.
Ligjërues të trajnimit ishin Goran Rizaov, menaxher i programit Mediat për Demokraci dhe Inovacion në Fondacionin Metamorfozis dhe Nino Naumov, specialist i IT-së në Fondacionin Metamorfozis.
Trajnimi është pjesë e Programit për Aktivizëm Dixhital, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe i mbështetur nga TechSoup Global, dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia, Serbia dhe Kosova, veçanërisht në drejtim të rezistencës ndaj dezinformimit
Ndaje: