wiki18.10.12Мaratonet filluan me një trajnim të shkurtër për përdorimin e platformës wiki.mk. Pastaj, duke i ndjekur hapat për vendosje, redaktim dhe azhurnim të përmbajtjeve tekstuale dhe fotografive, pjesëmarrësit filluan që individualisht t’i fusin tekstet dhe fotografitë e përgatitura më parë duke i shfrytëzuar wiki-veglat. Gjatë këtyre ngjarjeve u futën rreth 50 tekste.

wiki19.10.12

Këto 2 maratone janë të fundit e kësaj serie, dhe vijnë pas 4 maratoneve të cilat u mbajtën më parë në Veles dhe në Dibër, ku morën pjesë gjithsej 56 pjesëmarrës dhe gjatë të cilave u vendosën rreth 70 artikuj në maqedonisht, shqip dhe në turqisht, për tema nga kultura, historia, tradita, arsimi dhe personalitetet e rëndësishme nga rajoni prej ku vijnë pjesëmarrësit.

Gjatë 6 maratoneve të realizuara, të cilat janë pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, janë futur rreth 120 artikuj të ri në Wiki.mk me çka u bë pasurim i përmbajtjeve me rëndësi lokale.

Ndaje: