“Institucionet sipas “qejfit” e përdorin Platformën e Interoperabilitetit, qytetarët enden sporteleve (Infografik)” – Portalb

Institucionet në RMV, shumë pak komunikojnë mes vete nëpërmjet Platformës së Interoperabilitetit e cila parashikon këmbimin e të dhënave, nëpërmjet sistemeve elektronike me qëllim të ofrohen shërbime në mënyrë më efikase dhe të shpejtë. Të dhënat që ka siguruar Portalb.mk, tregojnë se në nivel të përgjithshëm të gjitha institucionet e Platformës kanë rënie të kryerjes së transaksioneve, në vend që ky numër të jetë më i lartë.

Storjen e kaluar, Portalb.mk tregoi nëpërmjet shembujve konkret se si mospërdorimi i Platformës së Interoperabilitetit qytetarët i ekspozon ndaj procedurave të pakuptimta administrative, të cilat veç tjerash kanë dhe kosto financiare. Pra, në vend që institucionet nëpërmjet sistemeve elektronike, vetë t’i gjejnë të dhënat dhe dokumentet, ata i obligojnë qytetarët që të shkojnë prej dere më derë për të nxjerrë lloj-lloj “vërtetimesh” e “certifikatash”, të cilat kushtojnë kohë, para dhe mund.

Të dhënat e MSHIA-së, tregojnë se numri i transaksioneve të kryera nga institucionet nëpërmjet Platformës së Interoperabilitetit gjatë vitit 2020 ka qenë mbi 7.2 milionë, ndërkaq në vitin 2022 (deri më 22.06), është mbi 2.4 milionë. Sipas këtyre numrave, shohim trend në rënie të përdorimit të platformës, e cila do t’i bënte shërbimet më efikas për qytetarët.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thekson se Platforma është funksionale, por institucionet e përdorin sipas dëshirës së tyre, gjegjësisht në këtë rast ka shumë pak interes.

Në lidhje me Platformën për Interoperabilitet, e njëjta në tërësi është funksionale dhe në dispozicion të institucioneve dhe kompanive private. Fatkeqësisht është sfidë përdorimi nga ana e institucioneve i cili për momentin është shumë i ulët. Një institucion mund që të lidhet me Platformën për Interoperabilitet dhe ta shfrytëzojë me kapacitet të plotë, por edhe mund të mos ta shfrytëzojë aspak”, thonë nga MSHIA.

Lexo storjen: Mungesa e interoperabilitetit në institucionet e RMV-së ua merr nga 300 denarë qytetarëve (Infografik)

Ata paralajmërojnë se shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshje edhe me 20 institucione tjera për përdorimin e kësaj platforme.

Në vijim ua sjellim të dhënat se cilat institucione më së shumti e përdorin këtë platformë:

Pra siç mund t’i shohim në infografik, shumica e institucioneve fare nuk e përdorin këtë platformë, pavarësisht se kjo është në interes të qytetarëve. Shqetësuese është se institucionet që e kanë përdorur më së shumti këtë platformë gjatë vitit 2020, në vitin 2022 kanë trend rënës.

Digjitalizimi i shërbimeve, ndonëse i nevojshëm madje dhe i domosdoshëm, në Maqedoninë e Veriut po zvarritet dhe shpesh pengohet nga çështjet burokratike të ligjeve dhe procedurave, derisa zhvillimi teknologjik dhe vendet e zhvilluara po “vrapojnë” me shpejtësi. Derisa institucionet tona merrem me “vërtetime, vula dhe nënshkrime”, shtetet e përparuara ndërtojnë sisteme që qytetarëve t’ua lehtësojnë qasjen deri te shërbimet duke u kursyer kohë, mund dhe para.

Kjo storje hulumtuese u përgatit si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerë për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë).

Kjo storje hulumtuese është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj storje hulumtuese është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Link deri tek origjinali: https://portalb.mk/805030-institucionet-sipas-qejfit-e-perdorin-platformen-e-interoperabilitetit-qytetaret-enden-sporteleve-infografik/

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

"Institucionet

sipas

“qejfit”

e

përdorin

Platformën

e

Interoperabilitetit,

qytetarët

enden

sporteleve

(Infografik)"

-

Portalb

Tekste të tjera në blog

Një vështrim i paradokohshëm i sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor: Si mund ta përmirësojmë nivelin e sigurisë kibernetike në rajon?

24.02.2023

Digjitalizimi dhe siguria kibernetike janë disa nga temat e nxehta në Ballkanin Perëndimor (BP). I gjithë rajoni ka dëshmuar zyrtarisht përkushtimin e tij ndaj digjitalizimit si proces në vitin 2018 duke marrë përsipër zbatimin e Agjendës Digjitale për BP, i mbështetur drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian. Një nga katër shtyllat e Agjendës Digjitale për BP është […]

Çfarë është identiteti digjital dhe pse na nevojitet?

14.02.2023

Përparimi i përshpejtuar i teknologjisë e afroi edhe më shumë ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme në drejtim të ofrimit të zgjidhjeve të lehta për t’u përdorur dhe më të shpejta për nevojat tona. Ajo ka ndikuar gjithashtu në mënyrën se si e shohim botën dhe si zhvillohemi si shoqëri, e […]

"E ardhmja e mbikëqyrjes masive në Serbi?" – Global Voices

09.02.2023

Që nga viti 2019, organizatat serbe për të drejtat digjitale kanë paralajmëruar kundër sistemit të mbikëqyrjes. Fotografi e mr. Ana Toskiq-Cvetinoviq, e siguruar nga autori dhe e miratuar për përdorim. Ky artikull është shkruar nga Ana Toskiq-Cvetinoviq, drejtoreshë ekzekutive e organizatës qytetare Partnerët për Ndryshime Demokratike të Serbisë, anëtar i Rrjetit për Rritjen e Pjesëmarrjes […]

Murtezani: Gratë të dalin nga zona e rehatisë, nëse e doni shkencën dhe teknologjinë TI ka shumë për të dhënë

03.02.2023

Maqedonia e Veriut po bën përparim në transformimin e saj digjital, por nuk është në të njëjtin nivel me shumë vende të BE-së. Është e rëndësishme që organizatat dhe qeveria të edukojnë qytetarët dhe t’u ofrojnë atyre mjetet dhe burimet e nevojshme për t’i ndihmuar ata të kuptojnë dhe adoptojnë teknologjitë digjitale. Gratë të dalin […]

Shqetësimet për privatësinë për shkak të digjitalizimit në Ballkanin Perëndimor

18.01.2023

Digjitalizimi i shërbimeve publike ka qenë ndër prioritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas KOVID-19, është edhe më evidente se ka nevojë digjitalizimin për t’i bërë qytetarët, bizneset dhe shoqëritë në tërësi më rezistente dhe më të afta për t’i bërë ballë goditjeve dhe ndryshimeve të jashtm. Shqipëria është vendi lider në rajon përsa i […]

"Digjitalizimi në RMV gjatë vitit 2022: Larg shërbimeve me një klikim, faturën e paguajnë qytetarët" - Portalb.mk

05.01.2023

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva Sfida me të cilën vazhdon të përballet Maqedonia e Veriut janë reformat në fushën e digjitalizimit, gjegjësisht progresi për të qenë në hap me zhvillimet e fundit për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve, duke u ofruar shërbime cilësore, të shpejta dhe efikase. Derisa bota dhe shtetet e perëndimit po avancohen çdo […]

Verified by MonsterInsights