ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore) është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë së bashku për të promovuar dhe për të siguruar përgjegjësi dhe transparencë të qeverisë në rajonin e Evropës Juglindore, për ta rritur potencialin për aktivizëm qytetar pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në internet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet dhe interesin midis organizatave të shoqërisë civile dhe individëve në rajon për përdorimin e teknologjisë në punë për promovimin e demokracisë.
Projekti do ta forcojë rrjetin ACTION SEE me qëllim që t’i forcojë përpjekjet e organizatave të përfshira të shoqërisë civile për të zgjidhur dhe promovuar çështjet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë përmes rrjetëzimit, ndërtimit të kapaciteteve dhe avokimit, në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, por edhe me institucionet publike. Marrëdhëniet e përmirësuara do të çojnë në ndërtimin e koalicioneve, përmirësimin e angazhimit publik dhe mundësi për organizatat e shoqërisë civile për të ndikuar në hartimin e politikave.
Nëpërmjet këtij projekti, rrjeti ACTION SEE do të bëhet më efektiv me kapital të fortë social, udhëheqësi dhe aftësi menaxhuese.
Kohëzgjatja e projektit: shtator 2022 – gusht 2023.
Koordinator i projektit:
Fondacioni Metamorfozis
Maqedoni
Ueb-faqja: www.metamorphosis.org.mk
Partnerët Serbi
Serbia
Ueb-faqja: https://www.partners-serbia.org
Citizens Association Why not?
Bosnje dhe Hercegovinë
Ueb-faqja: http://zastone.ba
Qendra për Tranzicion Demokratik
Mali i Zi
Ueb-faqja: www.cdtmn.org
Open Data Kosovo (ODK)
Kosovë
Ueb-faqja: http://opendatakosovo.org
Lëvizja MJAFT!
Shqipëri
Ueb-faqja: www.mjaft.org