Projekti i hulumton dhe i analizon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjendjet aktuale, të cilat kanë ndodhur si rezultat i procesit të digjitalizimit në radiodifuzion. Njohuritë e fituara do të integrohen në një Dokument përfundimtar, i cili përveç të dhënave të mbledhura dhe analizave do të përmbajë edhe rekomandime për atë se në cilat drejtime do të duhet të avancohet digjitalizimi në radiodifuzion në të ardhmen. Ai do të jetë në dispozicion publik si botim i shtypur dhe onlajn dhe do të distribuohet deri te të gjitha institucionet relevante të vendit dhe ato ndërkombëtare.
Gjatë përgatitjes së Dokumentit përfundimtar, hulumtimet dhe analizat do të merren me çështjet që dalin nga procesi i deritanishëm i digjitalizimit të radiodifuzionit për disa tema të rëndësishme: tregu dhe digjitalizimi në radiodifuzion; refleksionet në tregun e mediave terestriale, kabllovike dhe atyre që emitojnë program me IPTV; efektet e digjitalizimit në planin teknologjik; praktikat afariste; a ka dhe cili është ndryshimi në ofertën programore dhe në qasjen e gazetarëve; ndryshimet në marketing; pjesëmarrja, efikasiteti, efektiviteti dhe inkluziviteti në procesin e digjitalizimit; kush fitoi më shumë e kush humbi; çka fituan e çka humbën qytetarët.
Hulumtimet dhe analizat e projektit janë paraparë si një proces i qëndrueshëm metodologjik, inkluziv në masë të gjerë dhe konsultativ, ku në nivel të ekspertëve do të përfshihen individë dhe institucione nga sfera mediatike në vend.
Projekti është i financuar nga Independent Journalism Programs, Londër