Përgjigje e shpejtë ndaj dezinformatave për vaksinat

25.06.2021

Projektet

Emri i projektit: Përgjigje e shpejtë ndaj dezinformatave për vaksinat

Qëllimet e projektit

  • Të rritet prodhimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve të verifikuara dhe edukative mediatike (që synon profesionistët e medias dhe publikun e gjerë);
  • Të kërkohet transparencë nga autoritetet dhe të lehtësohet bashkëpunimi me mediat dhe shoqërinë civile;
  • Të mundësohet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë midis gazetarëve, profesionistëve mjekësorë dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

 

Grupet e synuara

Profesionistët e medias

Mediat kombëtare, rajonale, lokale që informojnë përmes platformave të ndryshme

Institucionet shëndetësore publike dhe shtetërore

Punëtorët shëndetësorë

Publiku i përgjithshëm/qytetarët e RMV-së

Rezultatet e pritura

  • Rritje e prodhimit të përmbajtjeve të verifikuara dhe edukative mediatike nga fusha e shëndetësisë
  • Transparencë e përmirësuar nga autoritetet ndaj qytetarëve
  • Komunikimi i përmirësuar midis autoriteteve dhe punëtorëve shëndetësorë dhe profesionistëve të medias

 

Aktivitetet e projektit

Prodhimi i teksteve me të cilat do të verifikohen faktet dhe artikuj (tema) shpjegues nga fusha e shëndetësisë dhe vaksinimit;

Mbajtja e uebinarëve për profesionistët e medias në tema me interes për ta, për përmbajtje më cilësore dhe komunikim më të mirë me publikun e tyre;

Ofrimi i një platforme online përmes të cilës do të shkëmbehen informata të shpejta dhe të shkurtra për gjendjen shëndetësore në vend me theks të veçantë në vaksinimin dhe gjendjen e Kovid-19;

Promovimi i përmbajtjeve të specializuara, të përshtatur për publikun kombëtar dhe lokal përmes ueb-faqeve të mediave, mediave sociale dhe duke krijuar një kanal publik të informacionit anti-dezinformim (ADC);

Përgatitja dhe publikimi i një raporti që do të përmbajë mësime të nxjerra dhe rekomandime për verifikuesit e fakteve që janë të interesuar për përsëritje

 

Kohëzgjatja e projektit: 1 qershor 2021 – 31 janar 2022

 

Mbështetja financiare: Fondi Ballkanik për Demokraci

 

Partnerë:

Qeveria e RMV-së

Shoqata e specializantëve dhe mjekëve të rinj

Mediat: Duma.mk; Drnka.mk; Kumanovonjuz.mk; Aberdzija.mk; TVM.mk; Shërbimi mediatik maqedonas (MMS.mk); Fol.mk