Programi i Aktivizmit Digjital

18.03.2024

Projektet

Çfarë është Programi i Aktivizmit Digjital?

Në mbarë botën, përhapja e dezinformatave është në rritje. Përdorimi strategjik i dezinformatave në internet e minon demokracinë dhe i polarizon shoqëritë.

Ndërsa mënyrat për të luftuar dezinformimin aktualisht janë trend në media, taktikat ekzistuese kryesisht janë të dedikuara për verifikuesit e fakteve dhe gazetarët, duke e lënë shoqërinë civile të kujdeset për veten e saj.

Që nga viti 2018, Programi i Aktivizmit Digjital i Rrjetit TechSoup (Techsoup Network) synon të ofrojë mbështetje të shumëanshme për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) dhe personelin e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), Amerikën Latine dhe Afrikën Perëndimore. Në fushën e kundërvënies ndaj dezinformatave, programi synon të rrisë kuptimin e tyre për çështjet që lidhen me kërcënimet e drejtpërdrejta nga dezinformatat përmes hulumtimit, të forcojë kapacitetin e tyre për t’u përballë me dezinformatat, t’i forcojë njohuritë e tyre dhe rrjetëzimin në një rrjet jofitimprurës.

Ne besojmë se nuk mund të arrihet përparim pa qasje në teknologji. Në kuadër të aktiviteteve të Programit të Aktivizmit Digjital, organizatave të shoqërisë civile u mundësohet qasje në trajnime dhe punëtori, konsultime individuale, ngjarje në komunitet, grante të vogla dhe qasje në zgjidhje teknologjike ose mjete që do t’u ndihmojnë të dizajnojnë fushata efektive për t’iu përgjigjur dezinformatave.

Projekti mbështetet nga Google.org dhe udhëhiqet nga TechSoup, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Rrjetit TechSoup (Techsoup Network).