Rrjeti aksional për qeverisje të mirë

18.09.2014

Projektet

Projekti ka për qëllim t’i përforcojë përpjekjet e organizatave qytetare në trajtimin dhe përmirësimin e qeverisjes së mirë duke siguruar vegla, shkathtësi dhe njohuri me qëllim të përmirësimit të punës së tyre, si dhe nëpërmjet granteve për realizimin e ndonjë iniciative konkrete. Me këto vegla dhe trajnime, organizatat qytetare lokale dukshëm do t’i përmirësojnë lidhjet horizontale me përkrahësit e tyre dhe publikun e gjerë, ndërsa vertikalisht me qeverinë.

Qëllimet kryesore të projektit janë:

  • (O1) Përmirësimi i inkuadrimit të shoqërisë civile në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrja në mekanizmat e vendimmarrjes;
  • (O2) Rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile për ballafaqim me çështjet e rëndësishme shoqërore.

Qëllimi specifik i projektit është:

Promovimi i shoqërisë dinamike civile, e cila në mënyrë efektive i mobilizon qytetarët për inkuadrim aktiv në qeverisjen e mirë dhe transparencën, si dhe ndikimi mbi proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional.

Grupet e qëllimit të projektit janë: qytetarët, organizatat civile, institucionet nacionale dhe lokale, mediat dhe partitë politike.

Projekti bazohet në 4 fusha kryesore të veprimit:

  • ndërtimi i strategjive nëpërmjet konsultimit të gjerë,
  • rritja e kapaciteteve të organizatave qytetare,
  • grante të vogla për fushata të targetuara (financimi i partive politike, qasja e lirë deri te informatat publike, korruptimi në proceset e furnizimeve publike, praktikimi i mitës, dhuratat/sponsorimet, brengosja në lidhje me zgjedhjet, keqpërdorimi i detyrës etj.),
  • si dhe ndërtimi i komunitetit të përhapur në masë të gjerë.

Projekti është me kohëzgjatje prej 18 muajsh.