Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave dhe Takime Informuese me Gazetarët

01.08.2023

Projektet

Qëllimi kryesor i projektit

Integrimi i Sistemit për menaxhimin e informatave të rreme dhe dezinformatave në punën e institucioneve shtetërore, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të saj ndihmëse dhe ofrimi i mbështetjes për t’i përdorur ato në mënyrë më efektive gjatë adresimit të nevojave të qytetarëve.

 

Grupet e synuara

  • Punonjësit shëndetësorë
  • Gazetarët

 

Rezultatet e pritura

  • Krijimi i platformës së dëgjimit social dhe evidentimi i thashethemeve të fokusuara në imunizimin;
  • Krijimi i një organi ekspert qeveritar për të analizuar raportet që do të dalin nga Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave dhe për të përpiluar rekomandime për aktivitete të mëtejshme për t’u përballë me dezinformatat e lidhura me vaksinimin në vend;
  • Ngritja e kapaciteteve për raportimin e mediave për temën e imunizimit.

 

Aktivitetet e projektit

  • Krijimi i një platforme për dëgjim social online dhe offline (Misinformation Management System – MMS);
  • Trajnimi i përfaqësuesve nga institucionet shëndetësore për zbatimin e PSO-ve;
  • Angazhimi i specialistëve të komunikimit për të punuar me organin e ekspertëve në përgatitjen e planit vjetor dhe dokumenteve të tjera që dalin nga Strategjia për krijimin e Sistemit për Menaxhimin e Informatave për Vaksinimin në Maqedoninë e Veriut dhe tri PSO-të;
  • Takime mujore koordinuese të Trupit punues të ekspertëve të projektit;
  • Takime me vendimmarrësit për miratimin e Strategjisë për krijimin e Sistemit për Menaxhimin e Informatave për Vaksinimin në Maqedoninë e Veriut dhe Planit vjetor të punës;
  • Takime informuese tematike me gazetarë për temat e identifikuara përmes Sistemit për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave në funksionimin e institucioneve shtetërore;
  • Raport krahasues me analizë të cilësisë së raportimit të mediave;
  • Trajnim për komunikim me mediat dhe verifikim të fakteve në tema nga fusha e shëndetësisë (Dialogje me mediat).

 

Kohëzgjatja e projektit: 19 qershor 2023 – 15 janar 2024

 

Mbështetja financiare: USAID

 

Partnerët e projektit: UNICEF-i dhe Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Kabineti i Kryeministrit të Qeverisë së RMV-së, Vertetmates.mk, Meta.mk, Portalb.mk dhe rrjeti i mediave lokale