Verifikimi i fakteve për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

03.07.2021

Projektet

Qëllimi i përgjithshëm i projektit

Të rritet llogaridhënia e nëpunësve publikë dhe të promovohet angazhimi aktiv i qytetarëve të informuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar bashkëpunim me më shumë palë të interesuara në procesin e reformave demokratike në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE), përmes rritjes së ndikimit të politikave publike përmes verifikimit të fakteve dhe gazetarisë monitoruese (mbikëqyrëse).
Qëllimet specifike të projektit
• Ndihma e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare në vlerësimin e progresit të reformave prioritare në lidhje me integrimin në BE, duke publikuar raporte periodike të monitorimit të bazuara në metodologji specifike me ndikim të lartë, e cila do të përfshijë rekomandime konkrete për përmirësim;
• Rritja e dialogut publik dhe ruajtja e vëmendjes së publikut për gjendjen e reformave duke i thirrur në përgjegjësi zyrtarët përgjegjës përmes verifikimit të fakteve dhe gazetarisë monitoruese;
• Inkurajimi i institucioneve vendase të marrin përgjegjësi dhe t’i zbatojnë prioritetet e reformave;
• Qytetarë të informuar dhe të ndërgjegjshëm që kërkojnë nga institucionet qeveritare të përmbushin premtimet e tyre për reformat të dhëna qytetarëve dhe obligimet ndaj BE-së;
• Kundërvënia ndaj dezinformatave për çështje me interes publik përmes rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve relevante shtetërore dhe komunitetit të mediave, p.sh. verifikuesit e fakteve dhe gazetarët mbikëqyrës duke krijuar mekanizma për komunikim të drejtpërdrejtë;
• Rritja në mënyrë drastike e disponueshmërishë së përmbajtjeve për verifikimin e fakteve dhe monitorimi i situatës duke rritur cilësinë dhe sasinë e prodhimit dhe duke promovuar shërbimin e verifikimit të fakteve “Vërtetmatës” në sinergji me rrjetin e mediave lokale që mbulojnë rajone të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grupet e synuara

  • Profesionistët e medias
    • Mediat kombëtare, rajonale, lokale që informojnë përmes platformave të ndryshme
    • Institucionet publike në nivel shtetëror dhe lokal
    • Publiku i përgjithshëm/qytetarët e RMV-së

Rezultatet e pritura

  • Institucionet janë të vetëdijshme për rezultatet dhe rekomandimet e monitorimit dhe i përdorin ato për ta përmirësuar punën dhe vizionet e tyre.
    • Mediat, zyrtarët, politikanët dhe qytetarët përfitojnë nga verifikimi i fakteve dhe mbikëqyrja gazetareske, duke cituar rezultatet e monitorimit në komunikimin e tyre.
    • Monitorimi i deklaratave dhe i zhvillimeve konkrete në politikë dhe veprime që synojnë zgjidhjen e çështjeve të inicuara nga aktivistët.
    • Qytetarët – individët, grupet dhe OShC-të ushtrojnë presion publik mbi pikat kryesore të mbuluara nga projekti që do të identifikohen dhe maten përmes aktiviteteve të mediave sociale dhe mbulimit të mediave.
    • Sistemi i krijuar për komunikim të shpejtë do të vazhdojë t’u shërbejë nevojave të interesit publik të verifikuesve të fakteve – komunitetit mediatik, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të interesuar

Aktivitetet e projektit

  • Monitorimi i strukturuar i reformave në fushat kryesore prioritare
    • Prodhimi i artikujve për verifikimin e fakteve, shpjegime dhe artikuj edukativë si pjesë e një qasjeje të unifikuar të monitorimit
    • Zhvillimi i një sistemi për komunikim të shpejtë midis nëpunësve publikë – gazetarëve – qytetarëve
    • Promovimi i të gjitha përmbajtjeve përmes rrjetit të mediave, ripublikimit, mediave sociale

Kohëzgjatja e projektit: 1 korrik 2021 – 30 qershor 2022

Mbështetja financiare: Fondacioni Kombëtar për Demokraci (National Endowment for Democracy – NED)