Мени

Lajmërim: Tryezë e rrumbullakët “Resurset e hapura arsimore – Përvojat, përfitimet, sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm”

Më 19 dhjetor, me fillim në orën 11:00, në Qendrën për konferenca dhe studiem në kuadër të bibliotekës universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë: “Resurset e hapura arsimore – Përvojat, përfitimet, sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm”. Këtë ngjarje e organizon Aleanca për resurse të hapura arsimore, ndërsa e përkrah fondacioni Metamorfozis.

Tryeza e rrumbullakët do të përbëhet nga disa prezantime të shkurtëra hyrëse në temën e përvojave dhe përfitimeve nga RHA-të, që do të prezantohen nga përfaqësues relevantë të sektorit arsimor, publik, afarist dhe qytetar, dhe do të përfundojë me diskutim për sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm që kanë të bëjnë me resurset e hapura arsimore.

Të pranishmit do të kenë mundësi për këmbim të përvojave të deritanishme, si dhe të ideve dhe të rekomandimeve për zhvillimin e arsimit dhe resurseve të hapura arsimore në të ardhmen.

Për më tepër informata rreth prezantuesve, shiheni аgjendën.