Më 03.06.2014 (e martë), prej orës 11:00 deri në orën 14:00, në Qendrën për konferenca dhe studime pranë Bibliotekës kombëtare dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, do të mbahet takim pune me temë: Strategji dhe plan për punë me RHA-të.

Në takimin e punës, të organizuar nga Metamorfozis dhe Aleanca për resurse të hapura arsimore të Maqedonisë, në të cilën do të marrin pjesë anëtarë të Aleancës për RHA, do të këmbejnë ide dhe do të diskutohet statusi, problemi, vizioni, zgjidhja dhe barrierat e mundshme për resurset e hapura arsimore në R. të Maqedonisë.

Qëllimi i takimit është që nga ky takim të dalë strategjia dhe plani për punë që do të ndihmojnë në realizimin e aktiviteteve të ardhshme dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe Aleancës për resurse të hapura arsimore.

Ndaje: