Мени

Punëtori për politikë për resurse të hapura të arsimore në Varshavë, Poloni

Më 18 dhe 19 mars 2014, në Varshavë të Polonisë, në organizim të Centrum Cyfrowe, në bashkëpunim me Creative commons dhe SPARC, e përkrahur nga Fondacionet Shoqëri e hapur, mbahet punëtoria ndërkombëtare për politikë për resurse të hapura arsimore. 

Në ngjarje, e cila është pjesë e Javës së arsimit të hapur, marrin pjesë aktivistë për arsim të hapur, eskpertë dhe krijues të politika nga nëntë vende të Evropës dhe Azisë qendrore, të cilët do të këmbejnë përvoja, do të diskutojnë për praktikat më të mira dhe dhe do të bëjnë plane të përbashkëta. Pjesëmarrësit vijnë nga Çekia, Gjermania, Kirgistani, Moldavia, Mongolia, Polonia, Rumania, Turqia dhe Maqedonia, prej ku do të marrë pjesë një përfaqësues i Aleancës për resurse të hapura arsimore.

Programi përfshin pasqyrë të ngjarjeve të rëndësishme që ndërlidhen me politikën për resurse të hapura arsimore me shembuj nga vendet pjesëmarrëse dhe kurs njëditor për përfaqësim, të udhëhequr nga Nicole Allen, drejtore për Arsim të hapur në SPARC.

Kjo punëtori zhvillohet në kohën e vërtetë, për shkak se iniciativa e Komisionit Evropian “Hapja e arsimit” krijon mundësi për zhvillim të RHA-ve në Evropë.

Diskutimin në Twitter mund ta ndiqni në #oerpolicyworks.