Menyja

Rregullativa e BE-së për mbrojtjen e të dhënave ngec përsëri

Më 6 dhjetor 2013, ministrat për drejtësi të BE-së përsëri bënë hapa mbrapa në miratimin e Rregullativës për mbrojtjen e të dhënave në BE. Komisari për drejtësi i BE-së, Vivien Reding këtë ditë e konsideron dëshpëruese për privatësinë e të dhënave. Çka ndodhi kësaj radhe? “Ministrat nuk deshën të marrin vendime të shpejtuara”, deklaroi para gazetarëve ministri lituanez për drejtësi, Juozas Bernatonis. Shkak për shtyrjen si duket është i ashtuquajturi parim njësportel me të cilin harmonizohet marrja e vendimeve në BE. Hubert Ligal, shef i shërbimit juridik të Këshillit të Evropës, deklaroi se me këtë parim minohen të drejtat e njeriut të...

“Të hapur” – fjalë kyçe në strategjinë për TIK të Hungarisë

Standardet e hapura dhe softueri i lirë janë thelbësore në qasjen e Hungarisë ndaj TIK-ut, deklaroi Gabor Fekete, zëvendësministër për punë të jashtme në fjalimin e tij përshëndetës në konferencën e organizuar nga qendra qeveritare e resurseve për softuer të lirë që u mbajt më 27 nëntor në Budapest.  Qeveria dëshiron ta përforcojë sektorin vendor për TI, ta zvogëlojë mbylljen e TI-së me zgjidhje komerciale, t’i zvogëlojë harxhimet për zgjidhjet e saj për TIK dhe të sigurojë intereoperabilitet që e-shërbimeve qeveritare. Arritja e interoperabilitetit është parimi qendror i planeve qeveritare për periudhën 2014 – 2020 për administratën ...

Me vendimin e përkohshëm të Gjykatës Evropiane dënohet ruajtja masovike të të dhënave për komunikimet

Avokati gjeneral i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dha një Mendim për Direktivën Evropiane që është katastrofal, dhe me të cilin kërkohet nga ofruesit evropianë të shërbimeve të telekomunikimit t'i ruajnë të dhënat e të gjitha komunikimeve elektronike në periudhë prej gjashtë muajsh deri në dy vjet.Rastin e sollën në Gjykattë anëtarët e EDRI-t - Digital Rights Ireland dhe AKVorrat.at në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët austriakë të EDRI-t - IfNf dhe VIBE.Në Mendimin e avokatiti gjeneral thuhet se Direktiva "si tërësi nuk përputhet me nenin 52(1) të Kartës për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian". Masa nuk është e domodoshme dhe "nuk i...

“Turqia qëllimisht e injoron softuerin e lirë”

Administrata publike në Truqi i neglizhon zgjidhjet e TIK-ut të bazuara na softuer të lirë, thotë Hysein Tolu, kandidtat për doktor shkencash në Universitetin e Bristolit.
Në shkaqet për këtë gjendje bëjnë pjesë inercia institucionale, mbyllja në formatet e softuerit komercial dhe korruptimi. Një pjesë e tezës së tij u paraqit si studim rasti këtë javë në revistën IFOSSLR.Tolu shkruan se vendi i tij ka mungesë të politikave për TIK dhe se autoritetet nuk përpiqen të arrijnë barazpeshë ndërmjet softuerit të lirë dhe atij komercial. Мirëpo, nevoja për t'iu qasur çështjes së softuerit të lirë u paraqit disa herë, konstaton Tolu. Prej vitit 2004 deri ...

Programi Horizon 2020 fillom me 15 miliardë euro për dy vitet e para

Sot, Komisioni Evropian për herë të parë i prezantoi thirrjet për propozim-projekte në kuadër të programit Horizon 2020 të BE-së, me vlerë prej 80 miliardë euro për hulumtime dhe inovacione.
Financimi prej mbi 15 miliardë euro gjatë dy viteve të para ka për qëllim ta nxisë ekonominë evropiane të bazuar në dije dhe t'i trajtojë çështjet që do të kenë ndikim mbi jetët e njerëzve. Janë përfshirë 12 fusha që do të jenë në fokus të veprimit në vitet 2014 dhe 2015, duke përfshirë tema siç janë mbrojtja e personalizuar shëndetësore, siguria digjitale dhe qytetet e mençura.Komisari evropian për hulumtim, inovacione dhe shkencë, Mer Geogegan - Kuin, ...

Konferenca rajonale POINT 2.1: “Llogaridhënia e qeverisë, shoqëria qytetare dhe teknologjitë e reja”

Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me UG Zašto Ne e mbajtën konferencën rajonale "Llogaridhënia e qeverisë, shoqëria qytetare dhe teknologjitë e reja – POINT 2.1" më 23 nëntor 2013.
Ngjarja u ndërlidh me konferencën vjetore "POINT" të cilën "UG Zašto Ne" e organizon nga viti 2012 me qëllim të këmbimit të përvojave të shoqërisë qytetare në kontekst të përdorimit të teknologjive të reja për demokratizimin e jetës publike dhe për promovimin e llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë, si dhe për aktivizëm qytetar.

Folës dhe pjesëmarrës në diskutim ishin përfaqësuesit e organizatave qytetare nga rajoni, të cilët morën pjesë në dy ...

Këshilli i BE-së diskutoi për Resurset e hapura arsimore, por pa u futur në detaje

Javën e kaluar, Këshilli i Bashkimit Evropian i përbërë nga ministrat e vendeve anëtare, debatoi në temën “Resurset e hapur arsimore dhe mësimi digjital”. 
Debati u mbajt gjatë mbledhjes së Këshillit për arsim, të rinj, kulturë dhe sport, më 25 dhe 26 nëntor 2013.Mbledhja kishte të bëjë me Iniciativën “Hapja e arsimit”, të cilën Komisioni Evropian e startoi në fund të shtatorit dhe në të cilën, zhvillimi i politikave për resurse të hapura arsimore luan rol kyç. Mirëpo, diapazoni i debatit gjatë mbledhjes së Këshillit ishte më i gjerë dhe dukej sikur nuk është i lidhur mirë me projektin "Hapja e arsimit". Këshilli nuk ofroi përfundim me ...

Konferencë rajonale për arsim e Microsoft-it: “Ndikimi i vërtetë për arsim më të mirë”

Microsoft Маqedoni dhe Public Sector Microsoft CEEIt në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë të Republikës së Maqedonisë organizojnë Konferencë rajonale për arsim më 4 dhjetor 2013 në hotelin Aleksandar Pallas.
Kjo është një mundësi për të mësuar se si të shfrytëzohet teknologjia për përmirësimin e arsimit dhe të mësimit, për krijimin e mundësive dhe ngritjen e standardit jetësor të njerëzve në vend. Merrni pjesë në ngjarjen ku do të eskpozohen zgjidhjet dhe praktikat më të mira që e jetësojnë mësimin brenda dhe jashtë klasës, duke u mundësuar udhëheqësve të arsimit të ndërtojnë një perceptim të ri për mënyrën në të ...

BE: Ftesë për propozim-projekte për ueb-ndërmarrësit për WP2014-15

Ftesa është e dedikuar për projekte për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në Evropë që do të nxisë më tepër ueb-ndërmarrës të themelojnë dhe të zhvillojnë kompani në Evropë. Në fokus janë ndërmarrësit që e shfrytëzojnë internetin dhe teknologjitë mobile si komponente kryesore për inovacionet e tyre, me ndikim pozitiv në pafundësinë e faktorëve në fushën e ndërmarrësisë. Financimi i ardhshëm prej 10 milionë eurosh do të dedikohet për projekte për nxitjen e ndërmarrësisë në ueb në Evropë duke shfrytëzuar shërbime të reja ndërkufitare të zhvilluara bashkërisht nga ana e disa ekosistemeve lokale dhe qendrave për ndërmarrësi në ...

Shpërblime në vlerë të përgjithshme prej 400.000 eurosh në konkursin më të madh për aplikacione në Evropë

Në konkursin më të madh për aplikacione në BE që është mbajtur deri tani, ofrohen shpërblime në vlerë prej gjithsej 400.000 еurosh për aplikacionet më të mira që ndihmojnë në krijiimin e qyteteve dhe kompanive më të mençura. 
Garën do ta menaxhojë Campus Party, forumi më i madh botëror i entuziastëve të IT-së, ndërsa referë do të jenë inxhinjerë të specializuar nga Konzorciumi FI-WARE i financuuar nga BE-ja.Kushti i vetëm për pjesëmarrje në konkurs është që aplikacionet e dorëzuara të bazohen në elementet përbërse që janë theksuar në projektin e BE-së për ndërtim të platformës kryesore të internetit të të nesërmes.50 nga këto ...