Fondacioni Metamorfozis ju fton të bëheni pjesë e uebinarit Aftësitë digjitale për mësimdhënie të suksesshme online, me fillim në orën 15:30,25 mars (e enjte), 2021.

I ftojmë të gjithë të interesuarit nga kuadri mësimor, shërbimet profesionale, udhëheqja e shkollës, por edhe prindërit/kujdestarët e nxënësve të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë lidhje për aplikim. Trajnimi do të zgjasë një orë e gjysmë dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë me ligjëruesit dhe të parashtrojnë pyetje mbi temat e trajnimit.

Në këtë lidhje mund ta shihni edhe agjendën e detajuar: Aftësitë digjitale për mësimdhënie të suksesshme online 25.03.2021

Pas përfundimit të uebinarit, materialet do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit, të licencuara me Creative Commons, dhe të lira për ripërdorim, duke cituar burimin. Ju inkurajojmë që ta ndani këtë thirrje me të gjithë që mendoni se do të përfitojnë nga trajnimi. Ju presim!

Uebinari “KAftësitë digjitale për mësimdhënie të suksesshme online” realizohet në kuadër të projektit Resurset e Hapura Arsimore, i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: