Për më shumë se një vit, të gjitha trajnimet, punëtoritë ose takimet mbahen ekskluzivisht në internet. Ndodhi një tranzicion i madh, të gjitha ngjarjet, takimet, prezantimet, trajnimet, punëtoritë, në vend se me prezencë të drejtpërdrejtë zhvillohen në internet. Roli i moderatorit të trajnimit është bërë vendimtar, nga taktikat, metodat dhe mënyrat e tij e udhëheqjes së ngjarjeve online, në masë të madhe varet angazhimi i publikut.
Për t’i përmirësuar aftësitë digjitale dhe trajnuese të moderatorëve si pjesë e programit Erasmus +, nga 9 marsi deri më 19 mars anëtarët e ekipit të Fondacionit Metamorfozis së bashku me partnerët nga Techsoup Europe organizuan dy punëtori 3-ditore në të cilat morën pjesë moderatorë nga 6 vende partnere të Techsoup Europe: Austri – Fundraising Verband, Hungari – NIOK Alapítvány – Nonprofit.hu, Itali – TechSoup Italia, Maqedonia e Veriut – Fondacioni Metamorfozis, Bullgari – FRGI dhe Poloni – TechSoup Polska.
Në trajnimin e parë online të titulluar “Metodologjia e Trajnimit për të ndihmuar sektorin social në udhëtimin e tyre të transformimit dixhital” morën pjesë 22 pjesëmarrës nga 6 vende. Ata patën mundësinë të mësojnë se si zhvillohet një trajnim, të mësuarit e të rriturve dhe si krijohet një mjedis mësimor efektiv dhe i sigurt. Ajo që ishte veçanërisht interesante ishte se grupi praktikoi metoda të ndryshme të moderimit, duke përfshirë edhe testimin e mjeteve të ndryshme energjike online.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë metoda dhe taktika se si të bëhen moderatorë më të mirë gjatë udhëheqjes së trajnimeve dhe punëtorive të tyre. Për shkak se roli i moderatorit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, mënyra e tij e zhvillimit të trajnimit ose punëtorisë dhe mënyra e komunikimit me pjesëmarrësit është vendimtare për suksesin e vetë trajnimit. Nëse moderatori është interesant dhe argëtues, pjesëmarrësit kanë më shumë përqendrim dhe përshtypja e tyre e përgjithshme është se trajnimi ka qenë i suksesshëm.
Punëtoria e dytë, “Krijimi i fushatave efektive për të luftuar tkurrjen e hapësirës qytetare”, kishte për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive për të dizajnuar fushata të fuqishme avokimi që frymëzojnë shpresë dhe fitojnë zemrat dhe mendjet – duke përdorur tregim të tregimeve dhe strategji narrative. Një grup prej 20 pjesëmarrësish hulumtuan mjetet e të menduarit të sistemeve për të identifikuar strategjitë që i adresojnë shkaqet themelore të problemeve që i përjetojnë në lidhje me tkurrjen e hapësirës qytetare dhe avancimin e qëllimeve të avokimit.
Në fund të trajnimeve, organizatorët morën lëvdata nga pjesëmarrësit për dobinë dhe suksesin e trajnimit.
Nëse doni të lexoni më shumë rreth taktikave dhe aftësive për udhëheqjen e suksesshme të ngjarjeve online, vizitoni linkun e mëposhtëm. https://www.techsoupeurope.org/how-to-run-engaging-online-meetings/
Ndaje: