Burimi: e-Governance Academy Facebook page

Nga 18 deri më 20 maj 2021, anëtarët e rrjetit ICEDA dhe përfaqësuesit e zgjedhur të institucioneve nga Ballkani Perëndimor morën pjesë në Konferencën për e-Qeverisje: Dekada digjitale për një vit, organizuar nga Akademia e-Qeverisjes së Estonisë, një anëtare e rrjetit ICEDA.

Viti 2020 i vendosi shërbimet qeveritare në internet dhe aftësitë e komunikimit në një provë të madhe, dhe atyre iu desh të përmbushnin pritjet në rritje dhe kërkesën në rritje. Por, pandemia është gjithashtu “ithtari” dhe përshpejtuesi më i madh i transformimit digjital. Qeveritë dhe autoritetet lokale tani kanë një vullnet më të fortë politik për të zhvilluar shërbime në internet dhe për ta rritur vetëdijen e qytetarëve. Në lidhje me këto çështje të rëndësishme u hapën: dilemat etike, çështjet ligjore në lidhje me mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave, privatësia dhe besimi – me fjalë të tjera, i shfaq përgjegjësia digjitale.

“Transformimi i vetëm i vërtetë social digjital ndodh kur qeveria i digjitalizon shërbimet e saj, e krijon hapësirën e nevojshme ligjore dhe infrastrukturën e nevojshme për identifikim digjital. Përndryshe, ju mund t’i keni shërbimet publike më të mira të digjitalizuara, siç kanë shumë kombe të zhvilluara, por nëse qeveria nuk merr udhëheqjen dhe nuk ua ofron këtë të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe qasjen në shërbimet e saj – kjo nuk do t’i transformojë shoqëritë.” Ky është mesazhi nga presidenti estonez Kersti Kayulaid në një nga panelet e Konferencës.

Burimi: e-Governance Academy Facebook page

“Duke ardhur nga një vend që po hap rrugën e tij drejt transformimit digjital, përfundimet e Konferencës janë jashtëzakonisht të vlefshme. Unë do të doja të theksoja rëndësinë e marrjes së udhëheqjes dhe sigurimin e infrastrukturës për këto procese që e bëjnë qeveritë e Ballkanit Perëndimor, ndikimin e arsimit dhe rëndësinë e vendosjes së qytetarëve në qendër. Kjo do të thotë që duhet ta marrim vlerësimin e duhur të nevojave për atë se çfarë lloj e-shërbimesh u duhen qytetarëve në të vërtetë dhe si të gjithë ne mund t’i krijojmë aktivitetet tona të mëtejshme në bazë të kësaj.” – tha Snezhana Nikçeviq nga organizata joqeveritare 35 MM (Mali i Zi), anëtare e ICEDA.

Akademia për e-Qeverisje dhe Ministri i Sipërmarrjes dhe Teknologjisë së Informacionit në Estoni, Andres Sat, me mbështetjen e anëtarëve të ICEDA, siguruan hapësirë për pjesëmarrje falas të disa institucioneve të zgjedhura nga Ballkani Perëndimor, të cilat punojnë drejtpërdrejt në zbatimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor. Njëri prej tyre ishte Ilija Zhupanoski, Këshilltar për komunikim digjital në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili shprehu mirënjohje për Fondacionin Metamorfozis për emërimin dhe mundësinë për të marrë pjesë, siç konsideron, në një nga ngjarjet më të mira në botë për “Digjitalizimin e shoqërisë” duke pasur parasysh se Estonia është një nga vendet më të përparuara në këtë fushë.

“Konferenca ishte një vend i shkëlqyeshëm për të diskutuar mjetet digjitale për anti-korrupsion të zhvilluara dhe të përdorura nga qeveritë në luftën kundër korrupsionit, mjetet për të rritur transparencën digjitale të institucioneve në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në punën e tyre, digjitalizimin e shërbimeve publike, sigurinë kibernetike, tendencat e teknologjisë që ndikojnë në strategjitë e qeverive për transformimin digjital, etj. Si vit kur Konferenca për e-Qeverisjes u mbajt në internet për shkak të pandemisë së Kovid-19, unë isha i impresionuar nga “Panairi Virtual” – një mjet përmes të cilit patëm mundësinë të takonim kompani dhe organizata ndërkombëtare dhe estoneze të TI-së, për të mësuar nga përvojat e tyre dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit” – shtoi ai, duke thënë se këto njohuri dhe përvoja do të jenë shumë të vlefshme për angazhimin e tij të mëtejshëm në Qeveri.

Burimi: e-Governance Academy Facebook page

Përgjegjësia digjitale adresohet kryesisht nga sektori i biznesit. Megjithatë, pritjet nga qeveritë për ta vendosur përgjegjësinë digjitale po bëhen gjithnjë e më të qarta, ashtu siç është roli i mundshëm i OShC-ve në sfidimin e qeverive për ta filluar këtë proces. Kjo temë u diskutua në diskutimin në panel: Përgjegjësia digjitale: Pikëpamjet e qeverive dhe të shoqërisë civile, të udhëhequr nga Christina Mend, Akademia për e-Qeverisje (Estoni), anëtare e ICEDA. Aldo Merkoçi nga Lëvizja MJAFT! (Shqipëri), anëtar i ICEDA, ishte një folës kryesor në këtë diskutim dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për të ndarë perspektivën e sektorit të shoqërisë civile dhe për atë që ICEDA e ka arritur në rajon.

“Gjatë kësaj pandemie pamë se si transformimi digjital po bëhet thelbësor për shoqërinë tonë, por gjithashtu edhe nevoja që të jemi shumë të përgjegjshëm në përdorimin e tij dhe t’u mundësojmë qasje në të për të gjithë anëtarët e shoqërisë sonë, veçanërisht në vendet në zhvillim në të gjithë botën. Transformimi digjital e ndryshon dhe do ta ndryshojë shoqërinë tonë me një ritëm të shpejtë, në të gjithë sektorët kryesorë, të tilla si ekonomia, mbrojtja shëndetësore, arsimi dhe përdorimi i shërbimeve kryesore komunale, dhe për këtë arsye sigurimi i cilësisë dhe i qasjes së barabartë në të për të gjithë duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor sot. Prandaj, do të fillojmë ta shohim atë jo vetëm si një mjet të ri, por edhe si një përbërës i ri i të drejtave të njeriut dhe i qëllimeve tona për zhvillim të qëndrueshëm” – tha ai.

Milla Josifovska Danillovska, nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), anëtare e ICEDA, theksoi se përmes projektit të financuar nga BE-ja – Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, në përputhje me aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve, ata kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen e nën-përfituesit e granteve dhe anëtarëve të ICEDA-s. Duke biseduar me nën-përfituesit e granteve, mësuam se ata e konsiderojnë këtë përvojë shumë të dobishme.

“Sa bukur është të shohësh që këto gjëra shkojnë mirë së bashku: të gjithë folësit entuziastë në Konferencën e Nivelit të Lartë – presidentët e vendeve dhe përfaqësuesit e ministrive të ndryshme në 4 kontinente të ndryshme, së bashku me qëndrimin e tyre modest, por të ngazëllyer dhe emocionues ndaj një të ardhmeje të përmirësuar digjitale. Unë e di se ajo që po bën SINHRO në Pançevë përmes ICEDA-s thjesht po ndihmon në përgatitjen për hapat e parë, por është kaq bukur të jesh pjesë e përgatitjes së këtij udhëtimi digjital për të qenë më i arritshëm për shoqërim” – tha Natasha Lençel, SINHRO (Serbi), anëtare e ICEDA.

Deborah Peci, Demokracia Plus (Kosovë), anëtare e ICEDA-s, theksoi që digjitalizimi në kuadër të institucioneve publike është diçka që ata e promovojnë në Kosovë që nga themelimi i tyre. “Kjo u dëshmua se është një sfidë për Kosovën, dhe ne jemi akoma në fazat e hershme të këtij procesi. Prandaj, të mësosh se si subjektet publike mund të bëhen më të fortë me këto ndryshime ishte shumë e dobishme për të na ndihmuar të zhvillojmë një qasje më reale ndaj procesit të mëtejshëm të digjitalizimit” – shtoi ajo.

Bozhidar Cvetkovski nga AGTIS (Maqedonia e Veriut), anëtar i ICEDA, gjithashtu e njohu rëndësinë e Konferencës dhe e pa atë si një mundësi të shkëlqyeshme për të filluar zbatimin e përvojave pozitive nga vendet në zhvillim. Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk duhet të nxitojmë në zbatimin e mjeteve digjitale, pa strategji të menduara mirë dhe të përgatitura që do të zbatohen në komunitetin tonë. “Qëllimi ynë si organizatë është t’i transmetojmë këto praktika të mira te popullata përmes promovimit dhe edukimit masiv, me përpjekje të dhe forca përbashkëta me aktorë të tjerë të interesuar, OSHC-të, mediat dhe qeverinë.” Vetëm me shembuj të mirë dhe angazhim të madh do të jemi të jemi në hap me vendet që janë shembuj të mirë në këtë Konferencë” – tha ai.

Për Liljana Jonoski, nga Koalicioni Rural (Maqedonia e Veriut), anëtare e ICEDA, kjo ishte hera e parë për të marrë pjesë në një ngjarje të tillë dhe për të mësuar nga ekspertë botërorë në këtë fushë. Ajo beson se temat e diskutuara janë aq afër realitetit të tyre dhe ka shumë që mund të zbatohet më tej në punën e tyre të përditshme në kuadër të qendrës lokale për e-qeverisje. “Kishte një diskutim në lidhje me përvetësimin dhe promovimin e aftësive digjitale dhe sa i rëndësishëm është ky proces si për institucionet ashtu edhe për qytetarët. Gjithashtu u theksua se digjitalizimi është një proces në të cilin ne vazhdimisht mësojmë dhe përkundër anëve të tij të mira, shpesh bëhen gabime, kështu që ajo që u theksua është se të gjithë duhet të mësojmë nga gabimet dhe kështu ta lehtësojmë përdorimin e e-shërbimeve elektronike që janë të disponueshme për të gjithë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne duke pasur parasysh grupin e synuar me të cilin punojmë dhe tek i cili do të na duhet vërtet t’i sjellim më afër e-shërbimet dhe digjitalizimin.” – ishte mesazhi i saj. Ajo gjithashtu përmendi se Konferenca ofroi një hapësirë të shkëlqyeshme për rrjetëzim, ndërsa ata ranë në kontakt me platformën Citizenship OS, të cilët e ofruan mbështetjen e tyre në zhvillimin e platformës së tyre për e-shërbimet bujqësore.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35 MM.

Ndaje: