Javën e kaluar u promovua “Drejtshkrimi i gjuhës maqedonase”nga Instituti i gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov” – Shkup, i cili gjendet në shitje në formë të shtypur. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mjet arsimor që është përgatitur me para publike, ka bazë shumë të mirë që ky botim të jetë në dispozicion të gjithë publikut në formë digjitale, nëpërmjet internetit, në formë të resursit të hapur arsimor.

Fondacioni “Metamorfozis” dhe Aleanca për resurse të hapura arsimore i bëjnë apel Institutit të gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov” që të mundësojë qasje deri te ky drejtshkrim në formën digjitale, falas, si resurs i hapur arsimor, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët si të obliguar tatimorë tashmë e kanë paguar këtë punim, e poashtu edhe për të gjithë njerëzit nga e gjithë bota që janë të interesuar për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase.

Resurset e hapura arsimore (RHA) janë mjete dhe përmbajtje arsimore që janë të lira për përdorim. Ato janë vegla arsimore që ofrohen falas dhe mund të shfrytëzohen pa asnjë kompensim për qëllime edukative dhe hulumtuese. Përveç kësaj, RHA-të janë të lira edhe për shpërndarje në bazë të të drejtave autoriale dhe pronësore të definuara që më parë, të cilat promovojnë shpërndarje të lirë dhe e mundësojnë shumëzimin e këtyre veglave.

Arsimi i hapur është lëvizje botërore që ndikon në krijimin e politikave në BE dhe ka për qëllim të stimulojë mënyra novative dhe me kualitet të lartë të mësimit dhe të mësimdhënies nëpërmjet teknologjive dhe përmbajtjeve digjitale, me masa në nivel të BE-së dhe në nivel nacional, p.sh. mbështetje për institucionet për mësim, për arsimtarët dhe për nxënësit e të gjitha moshave në përvetësimin e shkathtësive digjitale, duke futur metoda të reja të mësimit.

 

* Аleanca për resurset e hapura arsimore është grup i hapur i individëve, organizatave, institucioneve, që funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët – ngritjen e vetëdijes dhe të kapacitetit të publikut akademik dhe atij shkencor për krjimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Projekti “Iniciativa për resurse të hapura arsimore” ka për qëllim të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe të kapacitetit të publikut akademik dhe atij shkencor për krjimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë. Implementues i projektit është Fondacioni “Metamorfozis”.

Ndaje: