Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit edhe një herë drejton apel deri te Prokuroria publike, për veprim më efikas dhe më transparent mbi çështjet të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet e cekura, veprimin e paligjshëm, korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të cilat kanë të bëjnë me komunikimet e përgjuara telefonike të publikuara në muajt e shkuar, gjë që do të kontribuonte në ndërtimin e mirëbesimit në institucionet.

Krahas kësaj, Platforma kërkon që Qeveria ta kyçë sektorin civil në implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Pribes, e para së gjithash në vrojtimin e efikasitetit dhe efekteve nga zbatimi i Planeve aksionale të cilat i anoncoi.

Anëtaret e Platformës shprehin shqetësim nga sjellja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit i cili edhe më tutje vazhdon me punën e vet të izoluar dhe jo transparente. Komisioni si organ i pavarur shtetëror me kompetencë të gjerë dhe autorizime për veprim në rastet në të cilat ka të bëjë ky apel publik, akoma nuk ka reaguar ndaj apelit të 25 marsit të këtij viti e as është përgjigjur mbi kërkesën për takim të drejtuar më 15 maj 2015.

Platforma e 15 majit 2015 kërkoi informata nga Prokurori publik i RM-së, Marko Zvërleski, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet eventuale, veprim të paligjshëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut të cilat përmenden në komunikimet e përgjuara telefonikë të cilat u publikuan në muajt e shkuar. Kërkesa pasoi kur mungoi përgjigja në apelin publik deri te institucionet kompetente në afat prej 30 ditësh të veprojnë në lidhje me këto çështje drejtuar më 25 mars 2015.

Pasur parasysh nenin 8 të Ligjit për prokurori publike sipas të cilit Prokurori publik ka për detyrë që ta informojë publikun për çështje nga puna e tij dhe duke pasur parasysh seriozitetin e pohimeve të cilat PP duhet t’i hulumtojë dhe interesin më të gjerë shoqëror të cilin ata e bartin mbi vete, konsiderojmë se PP është e obliguar që të del me më shumë informata. Në një shkresë të datës 15 maj 2015 pyetëm:

  1. A është formuar ekip i hetuesve dhe a disponon Prokuroria publike me kapacitete adekuate për zbatimin e hetimeve të nevojshme?
  2. Sa dhe çfarë veprimesh deri më tani (përfundimisht me 14 maj 2015) janë ndërmarrë?
  3. A bashkëpunojnë institucionet prej të cilave kërkohen informacione?

PP u përgjigj në këtë pyetje tonën. Na njoftoi se lëndët u janë shpërndarë gjithsej 23 prokurorëve publikë dhe se PP disponon me kapacitetin e nevojshëm për zbatimin e hetimeve. Në pyetjen e dytë dhe të tretë nuk morëm përgjigje. Nga PP na u tha se nuk do të japin detaje për shkak të mbrojtjes së diskrecionit të procedurës hetuese dhe se PP bashkëpunon me të gjitha organet e përndjekjes, si dhe me të gjithë personat fizikë dhe juridikë dhe se ai bashkëpunim zhvillohet pa pengesa dhe në kontinuitet.

Me punën e PP ka të bëjë edhe njëri nga rekomandimet e Raportit të Pribes, i përpiluar nga grupi i ekspertëve me përvojë të udhëhequr nga Rajnhard Pribe: “Hetimet dhe përndjekjet penale duhet të jenë nën secilin dyshim në lidhje me trajtimin e tyre të paanshëm dhe të barabartë të secilit person nën hetime. Kjo përfshin edhe kohëzgjatjen e hetimeve dhe intensitetin më të cilin ato zbatohen”.

Platforma konsideron se transparenca e Prokurorisë publike është një parakusht esencial në luftën kundër korrupsionit dhe në ndërrimin e mirëbesimit në institucionet. Përgjigjet jo të plota me të cilat anashkalohet dhënia e informative të cilat mund ta dëmtojnë ecurinë e hetimeve e bëjnë këtë procedurë jo transparente. Njëkohësisht PP me sjelljen e vet hap rrugën për dyshim rreth pavarësisë së saj në veprimet, përkushtimin e hetimeve, si dhe numrin e dhe intensitetin e veprimeve hetuese të cilat ndërmerren në ecurinë e saj.

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit është themeluar më 9 dhjetor 2014 nga ana e 15 organizatave qytetare. Platforma ka për synim shoqëri më aktive, më dinamike dhe të aftësuar e cila do të luajë rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Për më shumë informata në lidhje me reagimin, mund ta kontaktoni Slagjana Taseva, në telefonin nr. 070/342 961 dhe në e-mail: staseva@transparency.mk

Ndaje: