A duhet të lejohet përdorimi i inteligjencës artificiale nëpër universitete dhe shkolla? Sa të përgatitur janë universitetet për ta luftuar keqpërdorimin e IA-së gjeneruese? A duhet të rregullohet me ligj përdorimi i inteligjencës artificiale? Këto janë vetëm disa nga çështjet që do të hapen në ngjarjen “Cyber Shake” – diskutim për të rinjtë në temën “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?”.

Ngjarja e organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis” do të zhvillohet të hënën, më 18 dhjetor, me fillim në orën 18:00Tetovë në ambientet e Qendrës Future Skills në Universitetin e Evropës Juglindore. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm.

Në ngjarje do të flasin:

– Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës
– Adrian Besimi, Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore
– Sabrije Tefiki, Koordinatore, Forumi për Ndryshime Arsimore
– Zana Reçi, studente në Universitetin e Evropës Juglindore
– Njomza Behadini, studente në Universitetin e Tetovës

“Cyber’Shake” është pjesë e konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.mk, manifestimi kryesor i të cilës do të mbahet të nesërmen, më 19 dhjetor, në hotelin “Meriot” në Shkup.

Ngjarja “Cyber Shake” organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” me mbështetjen e Aktivitetit të USAID-it për të rinjtë që krijojnë mundësi aktive, i zbatuar nga organizata IESC në partneritet me Forumin Arsimor Rinor dhe CEED Hub Shkup.

Ndaje: