Rreptësishtë i dënojmë lëshimin, mos-vigjilencën dhe mosrespektimin e dispozitave të Ligjit për zbatim të sanksioneve dhe Rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore nga ana e Gjykatës Themelore Shkup 1 dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që rezultuan me largimin nga vendi të personit të dënuar Nikolla Gruevski dhe pamundësinë e zbatimit të vendimit të plotfuqishëm të lëndës së njohur si Tenk, për të cilën Gruevski ishte i dënuar me burgim dyvjeçar.

Lëshimet lidhur me zbatimin e vendimit të plotfuqishëm

Kronologjia e ngjarjeve:

– Më 26.10.2018 të dënuarit Nikolla Gruevski iu dorëzuar aktakuza për shërbimin e dënimit me burg, sipas cilës i dënuari kishte afat që vullnetarisht të paraqitet në burg jo më voni se 8.11.2018.
– Më 29.10.2018 Gruevski dorëzoi lutje për shtyrje të dënimit me burg tek gjykatësi për zbatim të sanksioneve, i cili kishte afat prej 3 ditëve, prej ditës së pranimit të lutjes, të merr vendim.
– Gjykatësi për zbatim të sanksioneve më 2.11.2018 mori vendim me të cilin e refuzoi lutje e Gruevskit.
– Pas vendimit të marr, Gruevski dhe avokatët e tij mbrojtës më 6.11.2018 dorëzuan ankesa kundër vendimit me të cilin u refuzua lutja për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burg.
– Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, duke vepruar sipas ankesave të përmendura më 9.11.2018 mori vendim me të cilin i refuzoi ankesat dhe e vërtetoi vendimin e gjykatësit për zbatim të sanksioneve. Kjo domethënë se i dënuari duhej të paraqitet në burg menjëherë pas pranimit të akt udhëzimit përfundimtar dhe të plotfuqishëm.
– Postieri gjyqësor i Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup, më 9.11.2018 tre herë mundohet t’ia dorëzon aktin udhëzimin përfundimtar dhe të plotfuqishëm në adresën shtëpiake të të dënuarit, por të tre përpjekjet janë të pasuksesshme, pasi i dënuari Nikolla Gruevski nuk ka qenë në shtëpi dhe nuk ka mundur të pranon akt udhëzimin.

Sipas nenit 87 të Ligjit për zbatim të sanksioneve, nëse i dënuari nuk paraqitet në afatin e caktuar me akt udhëzimin, institucioni (burgu) është i detyruar të njofton gjykatësin për zbatim të sanksioneve, i cili menjëherë duhet të lëshon një urdhër për MPB për arrestim të personit. Nëse personi nuk është në dispozicion të organeve të ndjekjes, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të lëshojë një urdhër arresti.

Sipas informatave nga mediet, drejtori i Burgut Shkup – Shkup, Gjoko Kotevski e ka njoftuar Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, se i dënuari nuk është paraqitur vullnetarisht për të vuajtur dënimin me burg më 10.11.2018, një ditë pas tre përpjekjeve të pasuksesshme për dorëzim të akt udhëzimit.

Në këtë moment paraqitet lëshimi më i madh i gjykatës dhe shkeljeve të dispozitave nga Ligji për zbatim të sanksioneve.

Absolutisht e paqartë është se pse Gjykata nuk ka vepruar sipas ligjit dhe e ka injoruar parimin e urgjencës nga paragrafi 3 i nenit 87,të Ligjit për zbatim të sanksioneve, dhe për të lëshuar urdhrin për arrestim të të dënuarit, ka pritur dy ditë nga njoftimi i pranuar nga drejtori i burgut dhe të njëjtën e ka lëshuar tek SPB Shkup më 12.11.2018 në ora 16:30, me kërkesë për lëshim të urdhër arrestit kombëtar.

Në rastin konkret, sa i përket nenit të dhënë, gjykata aspak nuk ka pasur nevojë të pret njoftimin e institucionit për vuajtje të dënimit me burg, pasi vetëm më ka kaluar koha që i dënuari Gruevski vullnetarisht të paraqitet në burg. Menjëherë pas përpjekjes së pasuksesshme për dorëzim të akt udhëzimit gjykata duhej të lëshonte një urdhër për të gjetur dhe burgosur personin e dënuar për të vuajtur dënimin me burg, siç është rasti në të gjitha rastet e mëparshme.

Lëshimet në sigurinë e të dënuarit Nikolla Gruevski

Pasi në këtë rast bëhet fjalë për ish Kryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht personi në fjalë, sipas nenit 6 të Rregullores për persona dhe objekte që sigurohen, lloje të masave dhe aktiviteteve dhe shkallëve të sigurisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, është siguruar me masa dhe aktivitete të rregullta për sigurim.

Sipas nenit 200 të Rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 149 botuar më 10.12.2007), “Zyrtari policor që kryen sigurim të rregullt nuk mund të largohet nga personi gjegjësisht nga objekti që e siguron”, përveç në raste të jashtëzakonshme, por gjatë kësaj personi që sigurohet nuk duhet të jetë i pasiguruar. Sipas nenit 201 nga rregullorja e njëjtë, nëpunësi përgjegjës që e organizon sigurimin e rregullt përpilon plan për sigurim, sipas cilit kryhet sigurimi.

Kjo tregon faktin se personave përgjegjës për sigurinë e Nikolla Gruevskit, sipas kësaj Rregullore, nuk ju lejohet ta lënë këtë person të pasiguruar gjegjësisht aspak mos të kenë kontakt me atë prej 8.11.2018 deri më 12.11.2018.

Doemos duhet të zhvillohen hetime urgjente dhe të hollësishme

Kërkojmë që të zhvillohen hetime urgjente dhe të hollësishme ku do të përcaktohet përgjegjësia për lëshimet në veprimin e Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga që të vërtetohet se a është vepruar sipas planit për sigurim të Nikolla Gruevskit dhe nëse është vlerësimi i rrezikut është përcaktuar në bazë të atij plani. Sipas rezultateve të hetimit, kërkojmë sanksionimin e të gjithë personave udhëheqës dhe nëpunësve që nuk i kanë respektuar aktet ligjore dhe nënligjore, veçanërisht nga Ligji për zbatim të sanksioneve, Rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore dhe Planit për sigurim, me çfarë i kanë ndihmuar personit të dënuar Nikolla Gruevski të largohet nga vendi dhe të shmang vuajtjen e dënimit me burgim.

Ky është personi i katërt i dënuar në procedurat penale me profil të lartë, që për shkak të mos-vigjilencës dhe mos-koordinimit të organeve gjyqësore dhe organeve të ndjekjes, ka arritur të largohet nga vendi dhe të shmang vuajtjen e dënimit me burg të përcaktuar me vendim të plotfuqishëm dhe ekzekutiv, që tregon se urgjentisht duhet të rishqyrtohet funksionaliteti i organeve të ndjekjes, shërbimeve kufitare dhe organeve gjyqësore.

Vlerësojmë se vetëm me qasje të tillë serioze për përcaktim të të vërtetës do mundet tërësisht dhe përfundimisht të zbatohet drejtësia që qytetarët e presin gjatë kohë, dhe për të cilën ne, organizatat qytetare të poshtë nënshkruara, insistojmë.

Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut në RM

Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni

Civil- Qendra për Liri

Qendra për Analiza Ekonomike

OJQ Infoqendra

Koalicioni Të gjithë për gjykim të drejtë

Evrotink

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj

Instituti për politikë evropiane

Forumi rinor arsimor

Instituti për demokraci Societas civilis – Shkup

Transparensi Maqedoni

Transparensi Interneshënëll

FORUM – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim

Asociacioni qytetar MOST

Koalicioni Margini

Fondacioni Metamorfozis

Ndaje: