Të mërkurën, më 24 mars, u zhvillua një diskutim online mbi gjendjen e Agjendës Digjitale në Serbi, përmes prezantimit të projektit ICEDA dhe iniciativave lokale në Serbi, të cilat do të edukojnë publikun në qytete dhe komunitete për një periudhë prej 18 muajsh përmes zbatimi të projekteve të tyre për shërbime digjitale që zhvillohen në kuadër të e-qeverisjes në Serbi.
Ngjarjen e hapi dhe e drejtoi Filip Milenkoviq, në emër të Qendrës për Llogaridhënie, Hulumtim dhe Transparencë (CRTA), partner lokal i ICEDA dhe anëtar themelues i rrjetit. Fjalimin hyrës e mbajti Milla Josifovska-Danillovska nga Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut, e cila e adresoi rëndësinë e rrjeteve rajonale, duke e prezantuar rrjeti dhe projektin ICEDA dhe rëndësinë e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave për zbatimin më të mirë të Agjendës Digjitale.
Edhe pse digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të vendeve të rajonit, numri i qytetarëve që përdorin shërbime elektronike është ende i vogël. Megjithëse qytetarëve u ofrohen gjithnjë e më shumë shërbime elektronike, ato shpesh janë tepër komplekse dhe të panjohura për qytetarët, gjë që kërkon angazhim shtesë të organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave në promovimin dhe avancimin e tyre. Çfarë – dhe pse – mund të përmirësohet? Si mund ta përmirësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, qytetarët dhe mediat atë që po bën shteti në fushën e digjitalizimit të shërbimeve të tij? Çfarë është Agjenda Digjitale e BE-së dhe si mund ta përmirësojmë atë, së bashku? Këto ishin çështjet që u diskutuan në ngjarje.
Tre organizata nga Serbia, DELI nga Nishi, “Sinhro Hub” nga Pançeva dhe Qendra për Integrim Social nga Vranja, i prezantuan shkurtimisht projektet e tyre.
Anita Stojanoviq nga Qendra për Integrim Social së pari e prezantoi gjendjen e përdorimit të mjeteve dhe shërbimeve digjitale në Vranjë. Të dhënat e paraqitura tregojnë qartë nevojën për punë të drejtpërdrejtë me qytetarët. Në mënyrë që të gjithë qytetarët e Vranjës të përfitojnë nga digjitalizimi, Qendra për Integrim Social po zbaton projektin “Digjitalizimi i lidhjeve me të ardhmen”, në kuadër të të cilit do të organizohen trajnime mbi bazat e përdorimit të teknologjive moderne dhe përmbajtjeve digjitale. Gjithashtu, do të krijohet një ueb-faqe për të sjellë shërbimet elektronike më pranë qytetarëve përmes përdorimit të mjeteve digjitale dhe do të përfshijë përmbajtje multimediale, e cila do të përqendrohet në përvojën e përdoruesit ku udhëzimet audio-vizuale do të thjeshtohen për përdoruesin përfundimtar i cili nuk ka përvojë të mëparshme në përdorimin e shërbimeve që janë të disponueshme përmes platformës për e-qeverisje.
Tamara Spasiq nga organizata “DELI Prostor” nga Nishi gjithashtu foli për nevojën për punë të drejtpërdrejtë me qytetarët. “Qeveria e BE-së në qytetin e Nishit” është një projekt i zbatuar në partneritet me Zyrën për Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Projekte të qytetit të Nishit dhe synon të promovojë agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor në nivelin lokal me fokus në përdorimin e qeverisjes elektronike lokale dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj. Gjatë gjithë këtij projekti, organizata do të krijojë një qendër për të mbështetur e-qeverisjen në ambientet e saj në qytetin e Nishit. Gjithashtu, ata do të punojnë për të rritur përdorimin e e-shërbimeve ekzistuese lokale në qytetin në Nishit nga qytetarët përmes prezantimeve të tyre të drejtpërdrejta në sportelet e administratës publike dhe në zonat rurale. DELI do të xhirojë udhëzime me video për e-shërbimet ekzistuese lokale dhe do t’i transmetojë ato në partneritet me mediat lokale.
Natasha Lenxhel nga “Sinhro Hub” e prezantoi projektin “Promovimi i Agjendës digjitale dhe i e-shërbimeve në qytetin e Pançevës”, i cili si pjesë e projektit ICEDA zbatohet nga “Sinhro Hub” nga Pançeva, në partneritet me shoqatën qytetare CETRA. Ata do të kryejnë një hulumtim mbi përdorimin dhe kënaqësinë e nga e-shërbimet në qytetin e Pançevës, të kryer në një mostër përfaqësuese prej 600 të anketuarve, do të krijojnë 10 mësime me video që do të ndihmojnë qytetarët të përdorin e-shërbimet, do të organizojnë punëtori me mediat, shoqatat qytetare dhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale, që do të kontribuojnë në përmirësimin e e-shërbimeve dhe do ta promovojnë Agjendën digjitale dhe përdorimin e e-shërbimeve direkt në sportelet publike të qeverive në Pançevë dhe në zonat rurale.
Në ngjarjen morën pjesë edhe dy folës të ftuar të cilët i ndanë përvojat e tyre praktike me digjitalizimin në Serbi.
Millan Tërbojeviq, i njohur më mirë si “Ju mungon një dokument” në hapësirën serbe të internetit, i ndau përvojat e tij duke punuar me sipërmarrësit. Sot, Agjencia e Regjistrave të Bizneseve ofron mundësinë për të regjistruar aktivitete sipërmarrëse përmes internetit, e poashtu ka mundësi të bëhet paraqitja e tatimeve në portalin ePorezi. Megjithëse situata nuk është ideale, ndryshimi pozitiv është i dukshëm.
Mirjana Kodranov, nga Agjencia e Kontabilitetit “Shtëpia e Mirëbesimit”, i ndau përvojat e saj nga përdorimi i shërbimeve elektronike për kontabilistët, duke u përqendruar në certifikatat digjitale për qasjen e tyre dhe faturat e plotësuara detyrimisht që kërkohen me ligj. Shumë shpesh, në fakt, çdo vit, sistemi i paraqitjes elektronike të llogarive përfundimtare “bie” kur është më e nevojshme, për shkak të mbingarkesës. Gjithashtu, certifikatat nuk funksionojnë në të gjithë kompjuterët, prandaj shpesh është e nevojshme të keni më shumë se një certifikatë, gjë që e bën procesin edhe më të vështirë. Sipas Mirjanës, sistemi duhet të jetë shumë më i thjeshtë dhe pa telashe.
Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësuesit e mediave nga Pançeva, Nishi dhe Vranja.
Videon e gjithë ngjarjes mund ta shihni më poshtë.
Projekti “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë).
Ndaje: