Sot është 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Në ditën e sotme të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, dokumenti i parë global që i artikulon të drejtat e njeriut dhe i vendos në plan të parë në nivel global, si një nga sukseset më të mëdha të Kombeve të Bashkuara.

Sfidat me të cilat përballen të drejtat e njeriut sot nuk janë aspak të vogla. Përveç pasojave të rënda që pandemia nga Kovid-19 ka mbi të sëmurët, ajo gjithashtu ka kontribuar në rritjen e varfërisë, rritjen e pabarazisë, diskriminimin strukturor e të pabarabartë dhe boshllëqet në të drejtat e njeriut.

Fondacioni Metamorfozis, si më parë, ashtu edhe tani e tutje do të ketë si një nga pikat kryesore në punën tonë promovimin dhe forcimin e të drejtave të njeriut, si dhe forcimin dhe përparimin e demokracisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për të promovuar lirinë e mendimit dhe shprehjes, si dhe mbrojtjen e privatësisë, si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut në sferën digjitale dhe më gjerë, si parakushte kryesore për mirëqenien e secilit individ në shoqëri dhe një parakusht për ndërtimin e një demokracie të shëndosh dhe të zhvilluar.

Liria e mendimit dhe e shprehjes mbrohet gjithashtu përmes luftës kundër formave dengiruese të fjalës, të cilat nuk janë forma të mbrojtura të shprehjes, të tilla si gjuha e urrejtjes, thirrjet për dhunë, të shprehurit që çon në rrezik të përgjithshëm ose është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, fjalimi diskriminues, shpifje, fyerje dhe të tjera.

Fondacioni Metamorfozis përpiqet që komunikimi publik në shoqërinë maqedonase të dominohet nga fjala konstruktive dhe e lirë, e cila çon në respekt të ndërsjellë dhe do të theksojë idetë dhe përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e demokracisë sonë. Informacionet e saktë dhe të verifikuara janë thelbësor për marrjen e vendimeve demokratike të bazuara në shkencë, dhe për këtë arsye ne theksojmë rëndësinë e kontrollit të fakteve. Përpjekjet tona kryesore do të jenë garantimi i lirisë së mendimit dhe shprehjes, azhurnimi dhe zgjerimi i saj në çdo mënyrë të mundshme, ne do të luftojmë kundër të gjitha formave të censurës dhe ta bëjmë sa më të lehtë të dëgjohet mendimi i të gjithëve, dhe në të njëjtën kohë debatet publike, konstruktive dhe argumentet të jenë mënyra themelore në të cilat do të hapen çështje me interes publik, do të zgjidhen problemet dhe do të arrihen zgjidhje të reja.

Të drejtat e njeriut, edukimi dhe forcimi i tyre janë veçanërisht të rëndësishme sot, kur bota po merret me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19, kur duhet të punojmë që bota pas pandemisë t`i kapërcej të metat gjatë trajtimit e saj dhe për të ndërtuar një të sotshme dhe dhe nesërme më mirë për të gjithë ne. Me rëndësi të veçantë për të gjitha këto, është respektimi i të drejtave të njeriut dhe madje edhe më shumë, që ato të bëhen një pikë qendrore kur bëhet fjalë për kapërcimin e pasojave të pandemisë. Kjo është pikërisht tema dhe fokusi kryesor i kremtimit të këtij viti të Ditës së të Drejtave të Njeriut, motoja e së cilës në vitin 2020 është “Le të rimëkëmbemi më mirë!”

Fondacioni Metamorfozis jua uron Ditën e të Drejtave të Njeriut të gjithëve dhe i fton ato të bashkohen me ne në promovimin dhe forcimin e tyre në komunitetet e tyre.

 

Ndaje: