Në kuadër të rrjetit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore dhe me mbështetjen e Projektit për Pjesëmarrje Qytetare të USAID-it dhe Fondit Kombëtar për Demokraci (National Endowment for Democracy) përmes projektit “Using New Media to Promote Government Transparency”, nisi vala e pestë e matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në katër vende të rajonit (Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi) përmes Indeksit të hapjes me metodologji të avancuar.

Indeksi i shkallës së hapjes është një tregues i përbërë, që e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve shtetërore të Ballkanit Perëndimor ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për ta përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin informacione të përshtatshme dhe të kuptueshme nga institucionet.

Për ta matur shkallën e hapjes institucionale, partnerët e rrjetit ACTION SEE, duke i ndjekur standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe shembujt e praktikës së mirë, i monitorojnë institucionet sipas treguesve specifikë sasiorë dhe cilësorë, si për shembull: qasja në informacione në ueb-faqet zyrtare të institucioneve, cilësia e kornizës ligjore për çështje të caktuara, burimet e tjera të informimit të publikut, të dhënat e publikuara për punën e institucionit, furnizimet publike, informatat për shpenzimin e parave publike, etj.

Duke u bazuar në valën e katërt të matjeve të kryera gjatë viteve 2019-2020, u përgatit edhe publikimi “Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes – Kuvendi dhe pushteti ekzekutiv”, i cili, përveç konkluzioneve kryesore rreth hapjes së institucioneve individuale, përmban rekomandime dhe hapa konkretë për të përmirësuar hapjen e tyre.

 

Projektin Using New Media to Promote Government Transparency e zbaton Fondacioni Metamorfozis, së bashku me partnerët e tjerë në rajon, Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi), Shoqëria qytetare “Zashto ne”? (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA (Serbi)

Ndaje: