Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare (Civic Engagement Project), duke filluar prej sot, 01 qershor 2021, fillon faza e re e matjeve të hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Quantum Prima – Kavadar, Qendrën për Dialog Ndërkulturor – Kumanovë, Shoqatën Multikultura – Tetovë, Fondacionin për Zhvillimin e Komunitetit Lokal – Shtip, Qendrën për Inovacione Sociale Blink 42-21 – Shkup, Agjencinë Lokale për Zhvillim – Strugë, AGTIS Prilep dhe Sky Plus Strumicë, do të kryejnë monitorimin e të gjitha komunave në vendin tonë.

Matja e hapjes së komunave do të realizohet sipas Indeksit të hapjes, që është një tregues i përbërë, që e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për ta përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët e marrin informacione të përshtatshme dhe të kuptueshme nga institucionet.
Për ta matur shkallën e hapjes institucionale, duke i ndjekur rregulloret ligjore, standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe praktikat e mira, Indeksi i hapjes i monitoron NJVL-të sipas treguesve të veçantë sasiorë dhe cilësorë, të cilët i referohen qasjes në informata në ueb-faqet zyrtare, të dhënat e publikuara për funksionimin e institucionit, furnizimet publike, informatat për shpenzimin e parave publike, etj.

Pas përfundimit të matjes së hapjes së komunave, e në bazë të të dhënave të analizuara, Fondacioni Metamorfozis do të përgatisë një dokument për politika publike, dhe do të organizojë një fushatë për përfaqësim në mënyrë që t’u ndihmojë komunave në avancimin e hapjes së tyre ndaj qytetarëve.

Ndaje: