Metamorfozis organizon ditë të hapur më 09.09.2016 (e premte) prej orës 13:00 deri në orën 16:00 për të gjitha organizatat qytetare që janë të interesuara të marrin informata plotësuese ose përkrahje për të aplikuar për donacion për platformën Techsoup Balkans. Në zyrat tona mund të drejtoheni çdo të premte të dytë prej orës 13:00 deri në orën 16:00 duke u paralajmëruar paraprakisht në këtë e-mail: donacii@metamorphosis.org.mk.

Ekipi i fondacionit Metamorfozis do t’u ndihmojë t’i identifikoni nevojat e organizatës Suaj, si dhe ta zgjidhni dhe ta zbatoni pakon përkatëse softuerike në organizatën Tuaj.

Fondacioni Metamorfozis është organizate partnere për Republikën e Maqedonisë në programin për donacione softuerike Techsoup Balkans.

Techsoup Balkans

Në programin për donacione Techsoup Balkans, ofrohet një paletë e gjerë e produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund t’i fitoni duke paguar vetëm një taksë administrative. Për t’u furnizuar me zgjidhjet softuerike nëpërmjet kësaj platforme si dhe për të marrë donacione, së pari duhet të regjistroheni nëpërmjet këtij linku.

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që kanë status të Shoqatës së qytetarëve ose të fondacionit në Regjistrin e shoqatave dhe lidhjeve.

Në qoftë se keni pyetje ose nëse keni nevojë për informata plotësuese lirisht na kontaktoni në këtë e-mail: donacii@metamorphosis.org.mk.

Ndaje: